-
Laboratori ‘Equinoxe Europe’ vjen për herë të parë në Shqipëri, 10 skenarë në mentorim ndërkombëtar
Durrësi pret për herë të parë laboratorin ndërkombëtar të zhvillimit të skenarit, të organizuar nga “eQuinoxe Europe”. Me një histori mbi 30-vjeçare, gjatë së cilës janë përpunuar skenarët e disa prej filmave më të famshëm dhe më të suksesshëm të dekadave të fundit, ky program i njohur ndërkombëtarisht vjen për herë të parë në Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë.
29 Tetor, 12:32