-
Vlorë /68 qytetarë të helmuar përfunduan në urgjencë pas dyshimeve për ndotjen e ujit të pijshëm! Autoritetet e epidemiologjisë: Uji i rrjetit, brenda parametrave (VIDEO)
Rreth 68 persona, mes tyre 5 fëmijë dhe 63 të rritur, janë paraqitur gjatë tre ditëve të fundit në Spitalin Rajonal të Vlorës me simptoma të diarresë dhe të vjellave. Dyshimet e qytetarëve janë përqendruar te cilësia e ujit të pijshëm, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka marrë mostra analizash si nga uji, ashtu edhe nga ushqimet.
10 Nëntor, 19:56