-
Kapen 12 kg kanabis xhelatinë në Tiranë, transportuesi i ikën policisë dhe braktis makinën! Në pranga bashkëpunëtori që ‘ruante’ rrugën (VIDEO+EMRAT)
Policia sekuestroi mbi 12 kilogramë kanabis në trajtë xhelatine, të fshehur në dy valixhe në bagazhin e një makine në autostradën Tiranë–Elbasan. Drejtuesi, 22-vjeçari Flavio Ismalaj, u shpall në kërkim, ndërsa bashkëpunëtori, Mariglen Vata, u arrestua. Ky i fundit 4 vite më parë u arrestua si porositës i drogës me postë nga Anglia.
19 Nëntor, 15:01