-
Shqipëria dhe Britania e Madhe synojnë shtimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, Hita pret koordinatorin për Ballkanin Nick Bellingham
Policia shqiptare dhe ajo britanike synojnë të shtojnë ekipet e përbashkëta hetimore kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. Kjo u diskutua gjatë takimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skender Hita, me koordinatorin e Policive Britanike për Ballkanin Perëndimor, Nick Bellingham.
20 Nëntor, 13:34