-
Poeti arbëresh që ruajti traditat flet shqip në Përrenjas: Nuk mjafton një jetë për nostalgjitë e mëdha
Me një shqipe të pastër dhe me mall për Shqipërinë, arbëreshi Mario Caliva solli në Përrenjas monologun “Nostalgji Arbëreshe”. Në Qendrën Kulturore u prezantuan dhe tradita të tjera të popullit arbëresh.
25 Prill, 14:06 -
‘Na flet Asdreni’, koncert në Korçë për 150-vjetorin e lindjes së poetit
Nën drejtimin e kompozitorit Josif Minga u mbaj koncerti artistik "Na flet Asdreni" në teatrin e Korçës. Koncerti tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u mbajt me rastin e 150 vjetorit te lindjes se poetit dhe autorit te Himnit Kombëtar.
14 Prill 2022, 19:48 -
I plasi bomba në dorë kur ishte 10 vjeç, rrëfehet poeti që incidenti i mori shikimin: Për sa kohë të jem gjallë, do krijoj
Ishte 10 vjeç kur Frrok Gjini humbi shikimin. Një bombë e gjetur rastësisht në rrugë i mori dritën e syve, por jo pasionin për librin, për të cilin nuk u dorëzua kurrë. Sot ai është mësues e numëron 6 libra të botuar teksa rrëfen për Repor Tv betejat për të mos u dorëzuar.
14 Mars 2022, 10:27 -
Sot u nda nga jeta/ Rrëfimi i fundit për Report Tv i Bardhyl Londos, mesazhet për kulturën, letërsinë por edhe për politikanët, që 'vrasin ëndrrat e shqiptarëve çdo ditë'
Në një intervistë të dhënë për Report Tv, teksa përgatitej të sillte librin “Prilli i hidhur” poeti Bardhyl Londo tregoi zymtësinë, në të cilën sipas tij po jetojnë shqiptarët për shkak të mungesës së vizionit të politikanëve, nënvlerësimin e kulturës, por edhe përpjekjet që bëri si kryetar i ish-Lidhjes së Shkrimtarëve në fillim të viteve ’90 për një organizëm, që ishte krijuar për një sistem tjetër, siç ishte regjimi socialist.
18 Shkurt 2022, 10:57 -
Dosje
Dëshmia e rrallë e poetit që u arratis në ’90-ën në SHBA-ve: Nuk kisha lekë të blija ‘Dimrin e madh’ të Kadaresë dhe fshehurazi grisa dyshekun
Historia e panjohur të Gjek Nik Marinaj me origjinë nga fshati Brrut i Bajzës së Kastratit në Malësinë e Madhe, fëmija i shtatë i një prej familjeve më të varfra të asaj krahine, e cila jetonte në një varfëri të tejskajshme, aq sa shpesh herë ata flinin pa ngrënë bukë, por nga pasioni i madh që Gjeka kishte për librat dhe poezinë, në vitin 1981 kur doli botimi i tretë i “Dimri i vetmisë madhe” i Kadaresë, ai u detyrua dhe fshehurazi prindërve, grisi dyshekun e leshin që nxori prej aty, e shiti në pazar dhe me lekët e fituara, bleu romanin.
11 Gusht 2021, 07:54