Irena Toçi aktore me Trebickën e Zallën! Surpriza e filmit 'Poeti' të Aliçkaj e Laço

 Irena Toçi aktore me Trebickën e Zallën!  Surpriza e filmit 'Poeti' të Aliçkaj e Laço

Botuesja, Irena Toçi me aktorin Alfred Trebicka në filmin "Poeti"

Botuesja Irena Toçi aktore?! E kush do ta besonte? Filmi artistik “Poeti” me skenar nga Ylljet Aliçkaj e regji të Atina Laços u shfaq premierë në ekranin e kinemasë. Në rolet kryesore ishin aktorët Alfred Trebicka-poeti dhe Romir Zalla-skulptori.

Por ajo që na befasoi e para në ekran ka qenë botuesja Irena Toçi, e cila u shfaq si aktore. E vendosur në hyrje të filmit ku ishte zanafilla e intrigës, roli i saj edhe pse u mbajt vetëm në një fragment ra në sy për cilësitë interpretuese. Për Irena Toçin, që luante një botuese, por jo vetvetne ishte hera e parë që shfaqej në një film. Me një diksion të qartë, zhvendosje të plotë nga karakteri i Irenës që njohim, ajo ishte në funksion të rolit. Befasoi jo pak me pjesëmarrjen e saj sinkron në një film me metrazh të shkurtër.

Irena Toçi e pranishme në shfaqjen e kësaj premiere me bashkëshortin e saj Fatmir Toçi, iu druajt përqendrimit tek figura e saj dhe shmangu shpjegimet për “Shqiptarja.com”. Megjithatë u duk qartë se në filmin “Poeti” ajo ka zbuluar papritur prirjen për aktrim.  

Filmi “Poeti” me metrazh të shkurtër është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka për subjekt fatin e një poeti të talentuar, i cili përballë vështirësive ekonomike në kushtet e reja të ekonomisë së tregut ka gjetur si mënyrë mbijetese, duke bërë poezi ngushëllimi dhe lajmërime poetike vdekjesh. Alfred Trebicka ka portretizuar personazhin me të gjithë ngarkesën metaforike që mbart filmi. Edhe Romir Zalla i përfshirë në një fragment të filmit ka krijuar një dialog të besueshëm me poetin. 

Skenaristi Ylljet Aliçka ka qenë i kënaqur nga loja e aktorëve dhe është shprehur se “Ne kemi aktorë të niveleve ndërkombëtare. Jam me fat që gjej aktorë të këtij niveli për filmat e mi. Siç pata fat me Robert Ndrenikën tek filmi “Lulet Plastike”, të njëjtën vlerë po gjej edhe te Alfred Trebicka, aktor që i rrit vlerën skenarit. Po ashtu dhe Zana Prifti, Romir Zalla apo  Egla Ceno kanë mishëruar në ekran më së miri një tregim timin, botuar disa vite më parë.", tha Aliçkaj. 

( Aktori, Alfred Trebicka duke interpretuar në skenën e filmit "Poeti")
 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?