-
KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin dhe dy ish-përgjegjës sektori të ish-drejtorisë së ALUIZNI-t Tirana Jug
Pas një auditimi të nisur prej 31 tetorit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-drejtorin I.SH. dhe dy përgjegjës sektori të legalizimit A.A. dhe I.K. në ish-drejtorinë rajonale të ALUIZNIT Tirana, jug.
25 Janar 2020, 16:47 -
Report Tv në Liqenin e Butrintit... midhjet kultivohen në kushte artizanale dhe jashtë standardeve higjeno-sanitare
Report Tv ishte sot në Liqenin e Butrinit ku është dhe pika e vetme e prodhimit të midhjes në Shqipëri. Midhjet përpunohen në kushte artizanale me zierje dhe shpesh herë tregtohen jashtë kushteve higjeno-sanitare. Raporti i KLSH ngrin alarmin se në qendrën e grumbullimit në Sarandë sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe certifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore.
22 Janar 2020, 20:42 -
50% e ekonomisë informale, Alban Zusi: Duhet ulje taksash, fiskalizimi vështirë të japë zgjidhje
50% e ekonomisë së vendit është informale, në këtë konkluzion ka dalë Kontrolli i Lartë i Shtetit. Për ish ministrin e Bujqësisë Alban Zusi ky është një problem i mbartur ndër vite dhe mund të zgjidhet me politika të detajuara kundër këtij fenomeni dhe me ulje taksash. Zusi thotë për Report TV se faji nuk qëndron tek inspektorët dhe kontrollet por tek mungesa e politikave të mirëfillta nga institucionet përkatëse.
13 Janar 2020, 19:31 -
Shkelje të rënda në Hipotekën e Beratit, KLSH kallëzon në Prokurori punonjës dhe ish-drejtues të institucionit
KLSH kallëzon në Prokurori shumë punonjës të këtij institucioni për “shpërdorim detyre”, mes tyre edhe ish/drejtues. Kontrolli i KLSH-së është kryer në periudhën kur Hipoteka ka qenë e ndarë nga Aluizni.
13 Dhjetor 2019, 22:35 -
Raporti konfidencial/ ‘Ndërtesat e reja janë bërë me standardet anti-tërmet të ’89 për deri në 6 kate, rikostruksioni i shkollave pa masa antisizmike’
Dokumenti 85-faqesh i KLSH për sigurinë e ndërtesave në Shqipëri: Gjatë ndërtimit të objekteve nuk janë zbatuar standardet antisizmike të përcaktuara në vendimet e qeverisë deri në vitin 2017.
13 Dhjetor 2019, 19:07 -
'Nga pajisjet e amortizuara, tek sistemet e dyta për energjinë', KLSH auditon degët e Thesarit në vend, ja problemet që konstaton
Kontolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka audituar katër degë të Theasrit në drejtoritë e Vlorës, Shkodrës, Fierit dhe Lezhës ku duket se ka konstatuar të njëjtat problematika duke nisur nga pajisjet e amortizuara, tek sistemet e dyta të sigurimit të energjisë përmes gjeneratorëve të dalë jashtë funksionit.
10 Dhjetor 2019, 08:05 -
Raporti alarmues/ Në Durrës u legalizuan katet shtesë të 53 ndërtesave dhe objekte pa kolaudim gjatë viteve 2009-2011
Katastrofa në Durrës, në dosjet e legalizimeve mungojnë aktet e kolaudimit, dokumentet gjendjes ndërtimore dhe projektet arkitektonike të objekteve shumëkatëshe
2 Dhjetor 2019, 13:54 -
Siguria e ndërtimeve, KLSH: Dështim total, mungon legjislacioni, specialistët dhe laboratorët
Por sipas raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit “Veprimtaria e Institutit të Ndërtimit për të ndikuar në sigurimin e cilësisë në objektet ndërtimore nuk ka qenë efektive. Çështjet e sigurisë së cilësisë për veprat e ndërtimit duhet t’i besohet një institucioni kompetent dhe të garantohet me ligj, i cili do të ishte i domosdoshëm për ngritjen e këtij institucioni.
29 Nëntor 2019, 11:03 -
268 mln euro dëm në buxhetin e shtetit/ KLSH: Shkeljet më të mëdha nga PPP-të dhe prokurimet
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se në periudhën nga viti 2016 deri më 2018 nga administrata shtetërore është shkaktuar një dëm në buxhetin e shtetit në nivelin e 268 milionë eurove. Sipas auditimeve të ushtruara, pesha më e madhe e shkeljeve dhe e dëmit u takon koncesioneve dhe tenderave.
23 Nëntor 2019, 20:20 -
KLSH: Politikat sociale jo efektive! Varfëria orienton individët drejt krimit
Mungesa e përcaktimit të minimumit jetik, i bën jo efektive politikat e mbështetjes ekonomike për familjet në nevojë. Në këtë përfundim ka arritur Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të bërë për varfërinë në vitin 2018. Sipas auditimit pamjaftueshmëria ekonomike, orienton individët drejt krimit.
19 Tetor 2019, 16:08 -
KLSH: Koncesionet rrezik për borxhin publik, PPP-të nuk monitorohen siç duhet nga institucionet
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur një sërë shqetësimesh sa iu takon koncesioneve, kostove të tyre dhe monitorimit që ka munguar nga institucionet. Në auditimin për vitin 2018 sipas KLSH-së nuk janë bërë raportime të sakta nga Ministria e Financave se a ndikojnë kontratat në borxhin publik.
16 Tetor 2019, 21:30 -
KLSH: U rritën detyrimet e prapambetura! Buxheti 2018 nuk u realizua aq sa ishte parashikuar
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka adresuar një sërë kritikash për Ministrinë e Financave, për realizimin e të ardhurave në vitin e kaluar. Sipas KLSH-së janë rritur detyrimet e prapambetura dhe duhet më shumë vëmendje për koncesionet. Ndërkohë mazhoranca 2018 e konsideron vit të suksesshëm.
11 Tetor 2019, 18:18 -
Alarmi/ KLSH: Në Shqipëri futen pesticide të rrezikshme nga Kina, AKU s’ka as laborator
Në vendin tonë janë future lëndë kimike të rrezikshme për bimët. Alarmi është dhënë nga KLSH në raportin e saj, lidhur me veprimtarinë e AKU gjatë vitit të kaluar. Sipas KLSH, pesticidet e rrezikshme vijnë nga Kina
17 Shtator 2019, 16:33 -
KLSH kalon në sitë dosjet e 4 viteve të fundit në Kadastrën e Vlorës/ Shkarkohen katër juristë, 19 punonjës marrin vërejtje
Mësohet se ditën e sotme janë shkarkuar 4 jurist dhe 19 punonjës të tjerë kanë marrë vërejtje pasi janë gjetur me shkelje. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili bën me dije se janë shkarkuar Besmira Xhaferaj, Arba Mullai, Aldo Hoxhaj dhe Ermal Hoxha.
12 Shtator 2019, 09:41 -
KLSH ngre alarmin për barnat: Ilaçet pa kontroll, s'bëhen analiza, dëm 11.7 mln lekë (10 shkelje)
Sipas institucionit të kontrollit financiar mungesa e objektivave strategjikë për shërbimin farmaceutik në vend ka bërë që politikat e ndërmarra nga qeveria për këtë sektor të mos jenë efektive në drejtim të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së barnave.
9 Gusht 2019, 15:52 -
KLSH: Në 10 vitet e fundit bashkitë asnjë banesë sociale, s'e dimë sa të pastrehë kemi (5 Problemet)
KLSH-së kritikon institucionet se gjatë 10 viteve të fundit asnjë bashki nuk ka ndërtuar vet banesa sociale apo të ketë blerë nga tregu për t’i ofruar si banesë me kosto të ulët.
26 Korrik 2019, 15:24 -
KLSH:Tatimet abuzojnë me rimbursimet e TVSH-së për bizneset
Shteti rezulton në vitin 2017 me 91 milionë euro detyrime. Nga auditimi konstatohet se, sipas të dhënave elektronike të DPT të gjeneruara prej sistemit informatik, 586 raste që përfaqësojnë rreth 50% të vlerës së rimbursimit, kanë tejkaluar afatet e rimbursimit.
9 Shkurt 2019, 07:49 -
Raporti i kontrollit/ Universitetet 41% të buxhetit për paga, zero lekë për shkencë
KLSH nxjerrë zbuluar universitetet kryesore publike, paratë e studentëve dhe buxhetit të shtetit shkojnë për punonjësit parazitarë. Kontrolli i realizuar për vitin 2017-2018 ka nxjerrë në pah se universitetet e audituara kanë fryrë jashtë realitetit strukturat organizative, duke rritur shpenzimet mbi të ardhurat. Personeli administrativ dhe mbështetës është shumë i lartë kundrejt strafit akademik dhe për më tepër, po sipas raportit të KLSH-së, drejtuesit e arsimit të lartë nuk përshtaten me kompetencat e reja.
8 Shkurt 2019, 07:23 -
Kuvendi/ Shumica rrëzon dekretin e Metës për Bahri Shaqirin në krye të KLSH
Maxhoranca ka rrëzuar për të dytë dekretin e Presidentit për kreun e KLSH-së me 77 vota kundër. Qeveria nuk ka votuar Bahri Shaqirin në këtë post, ndërsa ai është rrëzuar me hëret edhe në Komisionin e Ekonomisë.
31 Janar 2019, 17:17 -
Shaqiri, kandidat për KLSH/ Meta i përgjigjet kritikave të mazhorancës: Në veprimet e mia më udhëheq Kushtetuta
Presidenti Ilir Meta është shprehur në lidhje me propozimin e emrit të ish kreut të SHISH-it, Bahri Shaqiri për të qenë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit se është marrë duke patur parasysh interesin kombëtar dhe publik.
24 Janar 2019, 11:17 -
Cilësia e naftës, KLSH këshillon qytetarët: Mos furnizoni makinën në këto zona të Shqipërisë
Analiza e KLSH, e kryer vitin e shkuar, bazohet te kontrollet e ushtruara nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial në subjektet tregtuese me pakicë të karburanteve. Ja disa nga zonat në Shqipëri ku nuk duhet të furnizoni makinën me karburant për shkak të cilësisë skandaloze të naftës.
19 Janar 2019, 20:50 -
Abuzimet me kompensimin e pronave /KLSH kallëzon në Prokurori ish- Drejtorin e Agjencisë së Pronave në Tiranë
Ish-kreu i Kompensimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, në Tiranë është kallëzuar në Prokurori, nga KLSH nën akuzën e marrjes së vendimeve të paligjshme për kompensimin financiar të pronave, të cilat thuhet se janë bërë jo sipas zërit kadestral në kohën e shpronësimit. Sipas njoftimi të KLSH-së bëhet e ditur se subjekti akuzohet, se ka ndryshuar gjëndjen e llojit të pronës nga "tokë arë, në shkurre,dhe nga tokë pa fryt në truall" duke mos zbatuar procedurat e kërkuara ligjore.
19 Dhjetor 2018, 18:34 -
Leskaj vizitë në Uashington, takon kryekontrollorin e SHBA: Me rëndësi riaktivizimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve
Kryetari i KLSH e ka informuar kolegun amerikan edhe për zbatimin nga KLSH të përvojës amerikane në fushën e integritetit, nëpërmjet Kodit të Kryetarit të KLSH, ku përfshihet vendimi i titullarit për mos-rikandidim.
7 Dhjetor 2018, 17:35 -
Shumica paralajmëron rrëzimin e dekretit të Metës për Vitore Tushën, Ulsi Manja: Është nënkryetare e KED
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh në "45 minuta" në Report Tv përballë gazetarit Denis Minga, se Vitore Tushaj, sipas përcaktimit të Kushtetutës, është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
20 Nëntor 2018, 16:51 -
KLSH, 95 botime në Panairin e Librit, kryetari Bujar Leskaj: Titujt janë impresionues
Stenda e Kontrollit të Lartë të Shtetit, krahas dhjetëra shtëpive botuese. Ky ishte viti i gjashtë radhazi, por me një performancë në rritje, nga 17 botimeve të vitit 2013, kur mori pjesë për herë të parë në këtë panair
19 Nëntor 2018, 13:53