-
Video e pazakontë e kreut të KLSH/ Me kanatjerë dhe 'tapë' nga alkooli, Bujar Leskaj bën mundje në lokal
Nën efektin e alkoolit me disa persona të tjerë, Leskaj ka hequr “kostumin” e zyrtarit për të bërë mundje më një shok të tij. Me kanatjerë ai shfaqet duke bërë "sumo", një lloj mundje japoneze dhe një gjest jo i hijshëm për një zyrtar kaq të rëndësishëm të shtetit shqiptar.
9 Qershor 2020, 08:30 -
Kthimi në pazar, i një detyrimi kushtetues
Presidenti Ilir Meta ka çuar sot një emër të ri në Kuvend, si kandidat për kryetar të Kontrollit të Shtetit. Prej fillimit të këtij procesi një vit më parë, presidenti Ilir Meta ka shkelur me të dy këmbët detyrimet kushtetuese në këtë çështje, duke u tallur me emrat që përcjell në Kuvend, dhe duke paralizuar kësisoj emërimin e kryetarit të ri.
4 Qershor 2020, 21:25 -
Refuzimi i tre kandidaturave/ Meta letër Ruçit: Presion që të vendosja emrin që do PS-ja! Po tentohet 'kapja' e KLSH-së
Për presidentin Ilir Meta refuzimi i tre kandidaturave për kreun e KLSH-së është një tregues se mazhoranca po tenton të kap edhe këtë institucion. Me anë të një letre, dërguar kreut të Kuvendit, vetëm pak
4 Qershor 2020, 13:28 -
-
PD: Rama i ka vënë syrin KLSH-së, institucioni i fundit i pa kapur
Sipas saj, ai dhe qeveria e tij kanë punuar kundër kushtetutës duke uzurpuar çdo pushtet dhe institucion të pavarur si anëtarët e Këshillit Mbikëqyrjes të BSH, agjencinë e mbikëqyrjes financiare, autoritetin e konkurrencës, AMA e çdo institucion që deri dje ruante balancën dhe kontrollin mbi ekzekutivin.
3 Qershor 2020, 14:29 -
Ruçi: Nga korriku 2019 që presim propozim për kreun e KLSH nga Presidenti! Përgjigjet Meta: Solla tre kandidatura mjaft dinjitoze
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër presidentit Ilir Meta, ku i kërkon që të propozojë një emër për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
2 Qershor 2020, 11:45 -
13 vite më parë e la pa status, sot në krye të KLSH-së Bujar Leskaj: Teatri ka vlera s'duhet të shembet, të flasë Kushtetuesja (VIDEO)
Në letrën që Report Tv ka siguruar, KLSH kërkon që të pezullohet cdo vendim për shembjen e Teatrit Kombëtar, pasi përpos kushteve që ndodhet vendi nga pandemia, Presidenti ka depozituar dy padi në Kushtetuese, njëra nga të cilat është pranuar që të shqyrtohet.
16 Maj 2020, 12:27 -
PD: KLSH në 'karantinë', asnjë raport për tenderat sekret të qeverisë në kohë pandemie
ontrolli i Lartë i Shteti është institucioni i radhës i vendosur nën akuza nga opozita! Nëpërmjet ish- deputetes, Dhurata Çupi, Partia Demokratike akuzon KLSH se nuk ka bërë publik asnjë raport mbi tenderat sekretë të bëra nga qeveria në kohë koronavirusi. Sipas, Çupit KLSH është futur në "karantinë" së bashku me institucionet e tjera të drejtësisë, të cilat heshtin përpara këtyre rasteve "të pastra, siç i quan ajo, të korrupsionit nga ana e qeverisë.
5 Maj 2020, 13:09 -
Korrupsioni tremb shqiptarët, vetëm 14 sinjalizime në 2019, një person kërkoi mbrojtje pasi denoncoi një aferë në administratë
Bilanci i zbatimit të ligjit për sinjalizimin e korrupsionit në administratën publike dhe sektorin privat në 2019, nga 612 njësi spiunazhi anti-korrupsion, vetëm tre njësi trajtuan sinjalizime korrupsioni
4 Maj 2020, 17:04 -
Letra e PD-së/ KLSH: Regjistruam denoncimet, po ndjekim tenderat dhe shpenzimet mbi COVID-in
KLSH-ja kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri. "Megjithëse në kushtet e emergjencës, procedurat e sigurimit të mallrave dhe shërbimeve publike të jenë konform ligjeve, të hapura dhe transparente".
27 Prill 2020, 15:28 -
Ulja e tatimit mbi dividendin, KLSH: Amnisti fiskale e njëanshme, krijoi pabarazi fiskale
Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka konsideron si një amnisti fiskale të njëanshme reduktimin e tatimit mbi dividendit nga 15% në 8%. Sipas KLSH, një vendim i tillë ka krijuar pabarazi fiskale, nga e cila përfituan shumë subjekte.
26 Mars 2020, 21:58 -
'Regjistrim i paligjshëm dhe tjetërsim i pronave'! KLSH padit Kadastrën Lushnje
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në prokurori Kadastrën e Lushnjes, ku gjatë një audimit janë vërë re shkelje të shumta ligjore që i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 13 794 mijë lekë. Nga ky auditim u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cenuar interesin publik dhe shtetin duke sjellë përfitime në mënyrë të paligjshme në persona privat.
23 Shkurt 2020, 15:04 -
KLSH kallëzon ish-drejtorin e ALUIZN-it Tirana Rurale dhe 3 ish-specialistë: Bënë legalizime të paligjshme
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ish drejtorin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Tirana Rurale dhe 3 ish- specialistë. Shkak janë bërë legalizimet e paligjshme.
21 Shkurt 2020, 14:32 -
Raporti i KLSH, kopshtet dhe çerdhet kanë 'kosto të fshehura' për prindërit
Kopshtet dhe çerdhet mbajnë kosto të fshehura për prindërit sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit. Një auditim i KLSH në Bashkinë e Tiranës, Vlorës dhe në Qendrën Ekonomike për Zhvillimin dhe Edukimin e Fëmijëve Tiranë, ka zbuluar se prindërit përballen me “kosto të fshehura”për pjesën më të madhe të nevojave që ka një shërbim i tillë si ujë, lodra, mjete didaktike, pajisje dhe orendi të tjera si lavatriçe, frigoriferë, soba ngrohje apo riparimi i tyre, arredime të ndryshme.
20 Shkurt 2020, 18:52 -
-
KLSH: Hekurudha po falimenton, trenat pa certifikatë sigurie, udhëtarët në rrezik, duhet ndërhyrje emergjente
KLSH deklaron se janë gjetur shkelje organizative, shkelje me pasoja financiare, si dhe shkelje në mospërputhje me parimet e efiçiencës, ekonomicitetit dhe efektivitetit.
5 Shkurt 2020, 08:55 -
-
KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin dhe dy ish-përgjegjës sektori të ish-drejtorisë së ALUIZNI-t Tirana Jug
Pas një auditimi të nisur prej 31 tetorit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-drejtorin I.SH. dhe dy përgjegjës sektori të legalizimit A.A. dhe I.K. në ish-drejtorinë rajonale të ALUIZNIT Tirana, jug.
25 Janar 2020, 16:47 -
Report Tv në Liqenin e Butrintit... midhjet kultivohen në kushte artizanale dhe jashtë standardeve higjeno-sanitare
Report Tv ishte sot në Liqenin e Butrinit ku është dhe pika e vetme e prodhimit të midhjes në Shqipëri. Midhjet përpunohen në kushte artizanale me zierje dhe shpesh herë tregtohen jashtë kushteve higjeno-sanitare. Raporti i KLSH ngrin alarmin se në qendrën e grumbullimit në Sarandë sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe certifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore.
22 Janar 2020, 20:42 -
50% e ekonomisë informale, Alban Zusi: Duhet ulje taksash, fiskalizimi vështirë të japë zgjidhje
50% e ekonomisë së vendit është informale, në këtë konkluzion ka dalë Kontrolli i Lartë i Shtetit. Për ish ministrin e Bujqësisë Alban Zusi ky është një problem i mbartur ndër vite dhe mund të zgjidhet me politika të detajuara kundër këtij fenomeni dhe me ulje taksash. Zusi thotë për Report TV se faji nuk qëndron tek inspektorët dhe kontrollet por tek mungesa e politikave të mirëfillta nga institucionet përkatëse.
13 Janar 2020, 19:31
