-
Tatimet nisin auditimin e pasurisë së milionerëve, në sitë 33 të parët! Makinat e luksit e të tjera do të ballafaqohen me pasurinë e deklaruar
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur hetimin e pasurisë për milionerët e vendit. Deri tani janë audituar 33 të pasurit të parë, dhe lista do të zgjerohet deri në 200 individë brenda 2027-ës. Tatimet po ballafaqojnë të ardhurat e deklaruara me pasuritë që disponojnë, përfshirë justifikimin e makinave luksoze.
23 Shtator, 19:09 -
KLSH: Në 8 vite dëmi në buxhet 6.2 mld euro, humbja më e madhe u shkaktua nga PPP
Në 8 vite buxheti i shtetit ka humbur 6.2 miliardë euro nga keqmenaxhimi i financave dhe shkeljet buxhetore, evidenton Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas një raporti të KLSH-së mbi auditet në institucionet shtetërore, nga vitit 2012-2019 goditja më e madhe është shkaktuar nga koncesionet dhe shitjet e pronave.
1 Korrik 2020, 16:28 -
Qeveria kontroll koncesionarit të aeroportit të Rinasit, super norma e fitimi mbi 47%
Autoriteti i Aviacionit Civil përzgjodhi kompaninë audituese BDO Albania për të bërë vlerësimin e pavarur ekonomik të koncesionit në aeroportin e Rinasit. Norma e fitimit (fitim bruto/ardhura) është rritur më tej, duke prekur 47%, çka do të thotë që në çdo 100 lekë të ardhura, 47 janë fitim i kompanisë. Një vit më parë, norma e fitimit ishte 44%.
15 Tetor 2018, 17:10