Investimi për audituesin

Investimi për audituesin

Shtatë vjet më parë, në vitin 2011, në Kontrollin e Lartë të Shtetit numëroheshin me gishtërinjtë e njërës dorë audituesit që dinin për standardet ndërkombëtare ISSAI, apo për moton e organizatës së tyre ndërkombëtare INTOSAI-t “Experentia mutua Omnibus prodest (nga eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë”. Shërbimet jashtë shtetit ishin monopolizuar në duar të tre-katër nëpunësve mbështetës, shumica me eksperiencë zero në auditim.

Mesatarja e trajnimeve për auditues ishte 2.1 ditë në vit. KLSH mund të renditej ndër institucionet më të mbyllura dhe me perspektivë të zymtë karriere në Shqipëri. Qasja ndryshoi me ardhjen në detyrë të Kryetarit Bujar Leskaj. Institucioni u hap, jo vetëm për mediat dhe opinionin publik, por në rradhë të parë, për “t’u hapur sytë” vetë audituesve. U përgatitën dhe realizuan me dhjetëra programe trajnimi me ekspertë vendas, ndërsa më 7 korrik 2012 u nis grupi i parë i audituesve të KLSH-së, për një trajnim një-javor në Varshavë, Poloni, për auditimin e përputhshmërisë dhe atë financiar, vetëm dhjetë ditë pasi Kryetari Leskaj nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Polonisë(NIK). Më tej, trajnimet dhe vizitat e punës jashtë vendit, për periudhën 2012-2018 ndoqën njëra-tjetrën, duke i mundësuar seicilit nga ne audituesit që të ballafaqonte punën dhe qasjet e tij në auditim, me atë të kolegëve të vet në SAI-t e zhvilluara evropiane.

Këto dije të fituara në trajnime dhe shkëmbime eksperiencash, u konsoliduan me anë të dhjetëra botimeve të librave dhe manualeve për standardet ndërkombëtare të auditimit, për guidat e përditësuara të llojeve të ndryshme të auditimit(financiar, të përputhshmërisë, të performancës, të teknologjisë së informacionit), etj., të ideuara dhe drejtuara për botim nga Kryetari i KLSH. Përmbajtja dhe formati i trajnimeve u përqëndruan në nevojën e audituesve për trajnime të një niveli të lartë (jo përsëritje bajate të njohurive bazë), që të harmonizojnë më së miri dijet teorike me njohuritë praktike. Audituesit, nga të konsideruarit një trupë amorfe, të rrjeshtuar për të kryer auditimet e rradhës në mënyrë formale, me “copy paste”, sa për të plotësuar numrin e kontrolleve që duhet të raportohen në Kuvend, u shndërruan në investimin dhe vëmendjen qëndrore të institucionit.

Dijet e tyre, krahas ofrimit të mundësive konkrete për t’i shtuar ato nëpërmjet trajnimeve, librave të profesionit, të mësuarit virtual e formave të tjera të të nxënit, u testuan me qëllim krijimin e mundësive për ngritje në karrierë, por edhe për të justifikuar vendin e punës me dijet e nevojshme dhe të domosdoshme. Ndërkohë, ceremonitë për vlerësimin e audituesve të vjetër të institucionit, me rastin e daljes së tyre në pension, pa shpenzuar asnjë lek nga buxheti i Shtetit, u shndërruan në traditë.

Mjedisi i punës u kthye gradualisht në konkurrues, në sajë të mundësive të herëpashershme ofruar stafit për t’u ngritur në detyrë(për shembull, nga auditues i dytë në gradën auditues i parë e deri kryeauditues), mbi bazën e njohurive të fituara në auditim dhe në trajnime.

Për të maksimizuar cilësinë dhe diversitetin e njohurive, KLSH synoi ofrimin e një game të gjere burimesh trajnimi, duke gërshetuar kapacitetet e brendshme me ato të huaja të ekspertizës. Një pjese të mirë të ekipeve të auditimit iu është mundësuar ndihma dhe pjesëmarrja në auditim të ekspertëve të jashtëm, të cilët janë personalitete në fushat e tyre, si në mjedis, ndërtim, tenderim, banka, etj. Puna e përbashkët me ta ka përbërë një shkollë të mirëfilltë për audituesit e KLSH, njëlloj si eksperienca e grumbulluar nga auditimet pilot me ekspertët polakë dhe kroatë të Projektit të Binjakëzimit IPA 2013, me fonde të Bashkimit Evropian. Gjatë kësaj periudhe,  10 auditues të KLSH-së kanë përftuar trajnime, nëpërmjet intershipeve me afat 5 mujor nga Gjykata Europiane e Audituesve (ECA) dhe 5 drejtues e auditues, përmes fellowship-eve me afat 4 mujor nga Zyra e Auditimit Qeveritar të SHBA-së, GAO.

Ngritja e dijeve në auditim i mundësoi institucionit që të raportonte në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë dhe Financat, bazuar në Kornizën e Matjes së Performancës së SAI-ve, një dokument i miratuar si standard për t’u përdorur nga të gjitha SAI-t në Kongresin e INTOSAI-t, INCOSAI i XXII-të në dhjetor 2016, në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ky investim për audituesit shqiptarë të auditimit të jashtëm publik ka bërë të mundur që KLSH të vlerësohet në vendin e dytë në kontinent për numrin mesatar të trajnimeve për auditues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andis Tabaku: 01/07/2018 10:13

    Shkrim I nevojshem per the gjithe ato individe qe mendojne se ne KLSH nuk punohet.Falenderime autorit per kete artikull me informacion te plote.

    Përgjigju
  • Audit: 30/06/2018 17:41

    Met Kavaja je 1

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike