-
SHBA/ Mediat: Izraeli gati të sulmojë Iranin! OKB: Irani ka uranium mjaftueshëm për 10 testata bërthamore
Rriten më tej tensionet në lindjen e mesme. Izraeli është gati të godasë Iranin. Lajmi vjen nga SHBA ku disa media citojnë burime amerikane dhe evropiane. Në kuadër të rritjes së tensioneve, Uashingtoni ka kërkuar largimin e qytetarëve dhe diplomatëve të tij nga Iraku dhe disa shtete të lindjes së mesme.
12 Qershor 2025, 16:25 -
Izraeli lejon futjen e ndihmave të programit botëror, 56 kamionë hyjnë në Gaza nga vendkalimi i Erezit
Për herë të parë pas disa muajsh, autoritetet izraelite kanë autorizuar 56 kamionë me ndihmë humanitare të Programit Botëror Ushqimor që të hyjnë në Gaza direkt nga vendkalimi verior i Erezit
12 Qershor 2025, 15:28 -
Çfarë është 'Marshi Global' që Egjipti po përpiqet ta bllokojë?
Mijëra aktivistë nga vende të ndryshme po marrin pjesë në 'Marshin Global' për Gazën, një karvan tokësor që synon të çajë rrethimin izraelit dhe të çojë ndihma humanitare në Rafah, pavarësisht pengesave nga autoritetet libiane, egjiptiane dhe izraelite. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka paralajmëruar se aktivistët përbëjnë rrezik për sigurinë dhe se IDF do të ndërhyjë nëse Egjipti nuk i ndalon. Aktivistët pranojnë se hyrja në Gaza mund të mos realizohet, por thonë se veprimi i tyre synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe presionin ndërkombëtar ndaj gjenocidit në Gazë.
11 Qershor 2025, 21:40 -
Londra, sanksione kundër ministrave izraelitë Ben-Gvir dhe Smotrich! SHBA kundër: Të hiqen, nuk i çojnë përpara përpjekjet për armëpushim
Masat u miratuan me Australinë, Kanadanë, Zelandën e Re dhe Norvegjinë. Dy ministrave të ekstremit të djathtë të qeverisë së Netanyahut iu ndalua hyrja në Mbretërinë e Bashkuar dhe asetet e tyre u ngrinë: "Ata nxitën dhunën ndaj kolonëve izraelitë". Por Uashingtoni e dënon ashpër vendimin e Londrës dhe aleatëve të saj.
11 Qershor 2025, 09:11 -
Izraeli aksion ndaj Hamasit në veri të Gazës, kërkon evakuimin e banorëve
Ushtria izraelite ka qëlluar sërish ndaj palestinezëve që marrin ndihma kryesisht ushqimore, megjithatë nuk konfirmohen të dhëna për të plagosur ose të vrarë. Zonat pranë qendrës së shpërndarjes së ndihmave janë shpallur nga ushtria izraelite si pjesë të zonave të luftës.
10 Qershor 2025, 15:34 -
‘Kemi dokumente sekrete rreth armëve bërthamore të Izraelit’, ministri iranian i Inteligjencës: Do t’i publikojmë së shpejti
Ministri iranian i Inteligjencës tha dje se Teherani ka siguruar mijëra dokumente që lidhen me objektet bërthamore të Izraelit dhe marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe vende të tjera, si dhe me aftësitë e tij mbrojtëse
9 Qershor 2025, 07:53 -
Do të çonte ndihma në Gaza, forcat izraelite sekuestrojnë anijen e aktivistes Greta Thunberg! Aktivistët: Ekuipazhi u rrëmbye
Anija humanitare, që mbante ndihma për Gazën dhe shoqërohej nga 12 vullnetarë, përfshirë Greta Thunberg dhe eurodeputeten franko-palestineze Rima Hassan, është sulmuar dhe bllokuar nga ushtria izraelite.
9 Qershor 2025, 07:46 -
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza për të shpërndarë ndihma
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz e ka urdhëruar ushtrinë që të mos lejojë anijen në të cilën gjendet aktivistja Greta Thunberg dhe aktivistë tjerë, që të hyjnë në Rripin e Gazës.
8 Qershor 2025, 17:14 -
Gaza, 35 të vrarë palestinez pranë një qendre ndihmash/ Ushtria izraelite: U afruan në mënyrë kërcënuese, jemi në zonë lufte
35 palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat izraelite pranë një qendre ndihmash në Gazën jugore, ndërsa dëshmitarët e përshkruan ngjarjen si një 'kurth' dhe jo ndihmë. Incidenti ka ngritur kritika të reja ndërkombëtare ndaj mënyrës së shpërndarjes së ndihmave humanitare në zonat e konfliktit.
8 Qershor 2025, 15:36 -
SHBA në prag të një vendimi kontrovers/ 500 milionë dollarë për fondacionin e debatuar USAID në Gaza mes kaosit dhe akuzave për dhunë
Departamenti i Shtetit po shqyrton t’i japë 500 milionë dollarë një fondacioni të ri për ndihmë në Gaza, me fonde që do të kalojnë përmes USAID-it agjencisë që ish-presidenti Trump kishte nisur ta shpërbënte. Plani ka nxitur kritika për shkak të dhunës pranë pikave të ndihmës dhe dyshimeve mbi besueshmërinë e fondacionit, ndërsa përfshirja e USAID-it sinjalizon një rikthim të befasishëm të saj në politikën e jashtme të SHBA-së.
7 Qershor 2025, 11:10 -
-
-
Gaza/ Mbyllen për një ditë qendrat e shpërndarjes së ndihmave, Izraeli paralajmëron palestinezët të mos lëvizin pranë: Zonë luftimi
Në një deklaratë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se njerëzve do t'u "ndalohet" hyrja në qendrat e shpërndarjes ose udhëtimi në rrugët që të çojnë në to.
4 Qershor 2025, 08:17 -
-
Gaza/ OKB kërkon hetim për vrasjet në qendrën e shpërndarjes së ushqimeve, Guterres: I tmerruar, autorët të mbahen përgjegjës
Shefi i OKB bëri thirrje për një hetim të pavarur pas vrasjeve të disa palestinezëve në qendrën e shpërndarjes së ushqimit në Gaza. Izraeli i cilëson komentet e tij një turp.
3 Qershor 2025, 08:07 -
-
Greqi/ Tubim dhe marshim solidariteti për Gazën, hidhet bojë e kuqe drejt ambasadës izraelite: Është gjaku i popullit palestinez
Shumë protestues pro-palestinezë marshuan mesditën e së shtunës drejt ambasadës izraelite në Athinë, duke kërkuar përfundimin e menjëhershëm të sulmeve izraelite në Gaza.
31 Maj 2025, 23:04 -
'Fushatë frike', studentët ndërkombëtarë të tronditur nga pezullimi i vizave në SHBA
Pezullimi i përkohshëm i vizave studentore nga SHBA ka shkaktuar frikë dhe pasiguri te mijëra studentë ndërkombëtarë, të cilët rrezikojnë të humbasin mundësitë akademike për shkak të kontrollit të rreptë mbi rrjetet sociale. Shumë prej tyre ndihen të refuzuar dhe të padëshiruar, duke u detyruar të rishikojnë planet për të ardhmen.
31 Maj 2025, 22:26 -
-
Izraeli: Hamasi të pranojë marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga SHBA, ose do të shkatërrohet
Izraeli është nën presion ndërkombëtar në rritje për shkak të situatës humanitare në Rripin e Gazës, ku një bllokadë disa mujore ka shkaktuar mungesa të rënda të ushqimit, ilaçeve dhe mallrave esenciale.
31 Maj 2025, 09:01