-
VKM/ Miratohet paketa 15 mln € për personat me aftësi të kufizuara, dyfishim page për mbi 10 mijë fëmijë! Njihen siguracionet për kujdestarët
Mbi 15 milionë euro pritet t’iu kushtojë buxhetit të shtetit këtë vit dyfishimi i pagesës për mbi 10 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe njohja e siguracioneve të mbi 14 mijë e 600 ndihmësve personalë. Qeveria e miratoi këtë të mërkurë paketën e masash sociale, e cila parashikon gjithashtu lehtësim të procedurave të kempit për fëmijët.
22 Korrik, 15:47