-
A po shkelet marrëveshja e Ohrit nga Serbia? Daçiç në Strasburg për ‘të ndalur’ pranimin e Kosovës në KiE: S'ka mbushur obligimet e veta
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Evropës më 18 prill, pavarësisht se kishte thënë paraprakisht se nuk do të udhëtonte në Strasburg për shkak të paralajmërimit se Kosova do të pranohet në këtë institucion, raportoi agjencia Beta.
18 Prill 2023, 13:39 -
'Më shqetëson mosnjohja e Kosovës nga Spanja', Vedat Muriqi: Në një pikë mendova largimin
Sulmuesi i Kosovës dhe i Mallorcas në La Liga, Vedat Muriqi ka dhënë së fundmi një intervistë për "Ultimahora" në Spanjë. Dardani ndalet te problemet që Kosova ka me mosnjohjen nga Spanja dhe idenë e tij për t'u larguar pas javëve të para në ligën e re.
17 Prill 2023, 10:22 -
Nita Latifi u surprizua nga i ati, takim emocionues përloti këngëtaren
Këngëtarja nga Kosova Nita Latifi po bën gati 100 ditë qëndrimi në shtëpinë e Big brother Vip dhe deri më tani ajo po e përballon mirë këtë eksperiencë, por ajo shpesh ka shprehur mallin për familjarët dhe sidomos për babain e saj.
16 Prill 2023, 12:34 -
Don xhoni ndihmon familjet në nevojë në muajin e shenjtë të Ramazanit
Reperi Don Xhoni u bë i njohur për publikun për një periudhë kohe relativisht të shkurtër, fama e tij e shpejtë u mendua në fillim si një shkëlqim i përkohshëm por ai duket se ka mësuar ta menaxhojë mirë vëmendjen, dashurinë dhe vlerësimin e fansave të tij.
14 Prill 2023, 16:13 -
Analiza e REL: Plagosja në veri të Kosovës thellon distancën e qytetarëve me policinë
“Si mund të kem (besim në Policinë e Kosovës) kur ata qëllojnë, arrestojnë njerëz... Si mund të kem besim tek ata?”. Kjo ishte përgjigjja e Jovan Aleksiqit, qytetar serb nga Mitrovica e Veriut kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë nëse ai i besonte Policisë së Kosovës pas incidentit të 11 prillit kur një zyrtar policor i Kosovës plagosi Milan Jovanoviqin, derisa siç u tha, ai dyshohet se nuk u ndal në një pikë kontrolli.
13 Prill 2023, 19:06 -
Dhunohet e mitura në Prishtinë, gjendet në bagazhin e një mjeti e izoluar nga 7 persona! Arrestohet një prej tyre
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prishtinë ku 7 djem kishin rrëmbyer e dhunuar një të mitur dhe e kishin futur në bagazhin e makinës. Sipas mediave të Kosovës, është arrestuar një i ri i cili ka dhunuar 15-vjeçaren në një hotel.
13 Prill 2023, 09:33 -
Ekspertë ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së
Prokurorët e specializuar në Hagë do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fajtorë për krimet e supozuara, thonë për Radion Evropa e Lirë dy ekspertë të drejtësisë tranzicionale, Mathias Holvoet dhe Aidan Hehir.
6 Prill 2023, 17:53 -
Shqipëria mbledh firmat në Këshillin e Evropës për rrëzimin e raportit të Dick Marty për luftën e UÇK! Rama: Drejtësia do të triumfojë për Kosovën
Shqipëria ka mbledhur firmat në asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e propozuar nga Dick Marty për luftën e UÇK-së! Për kryeministrin Edi Rama drejtësia për Kosovën do të triumfojë, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë
3 Prill 2023, 15:30 -
Pas refuzimit për të marrë pjesë në zgjedhje, Lista Serbe thirrje për kryengritje në veri: Qytetarët janë rrahur nga policia e Kosovës
Pas refuzimit për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës, Lista Serbe ka bërë thirrje për kryengritje në veri. Pavarësisht paralajmërimit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili kërkoi të shqyrtohej mundësia për t’u shpallur anti-kushtetuese, Lista Serbe i është kundërpërgjigjur duke tentuar të nxisë tensione në veri të Kosovës
3 Prill 2023, 11:56 -
Euro 2024/ Zhgënjen Kosova përballë skuadrës modeste, Zvicra me pikë të plota, Skocia ‘gjunjëzon’ spanjollët
Janë përmbyllur 3 përballjet e mbrëmjes së sotme në kuadër të Euro 2024. Ndryshe nga sa pritej, Kosova ka zhgënjyer përballë Andorrës, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1. Së pari ishte Zhegrova që shënoi në minutën e 59-të, por goli i barazimit nga Andorra nuk vonoi duke ardhur vetëm një minutë më vonë.
28 Mars 2023, 22:57 -
Euro 2024/ Sonte Italia përballë modestëve të Maltës! Epoka e re e Spanjës nis me fitore, Kosova pranë mrekullisë
Spanja i nisi me fitore eliminatoret e Europianit, ndërsa Kosova iu afrua pranë 3 pikëshit në ndeshjen e parë, por në fund u ndal me një barazim kundër Izraelit. Te Zvicra që shpëralloi 5-0 Bjellorusinë shkëlqeu kapiteni Granit Xhaka, ndërsa sonte në fushë do të zbresë Italia për të rikuperuar pikë pas disfatës me Anglinë.
26 Mars 2023, 12:31 -
Marrëveshja e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Kurti: Zbatimi duhet të niste që dje, ndërkombëtarët të dënojnë Beogradin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se plani i zbatimit të marrëveshjes së panënshkruar me Serbinë, do duhej të kishte nisur që nga dita e djeshme. Kurti tha se për këtë sjellje, Serbia duhet të dënohet nga faktorët ndërkomëtarë.
21 Mars 2023, 11:29 -
Lista Serbe humb besimin e simpatizantëve, sondazhi tregon rënie të numrit të mbështetësve serbë në veri të Kosovës
“Politika e keqe në dhjetë vjetët e fundit” dhe “barrikadat në veri të Kosovës” janë disa nga arsyet përse Lista Serbe po e humb besimin e disa banorëve të Mitrovicës së Veriut, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.
14 Mars 2023, 12:20 -
Vuçiç: Kurti i vendosur kundër Asociacionit, është inkurajuar nga vendimi për liberalizimin e vizave me BE! Nuk nënshkruaj kapitullimin
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i vendosur për të mos themeluar Asociacionin dhe shtoi se vendimi i ministrave të brendshëm të vendeve anëtare të BE-së për t’i liberalizuar vizat me Kosovën e inkurajon Kurtin në veprimet e tij.
9 Mars 2023, 22:49 -
Zgjedhjet në veri të Kosovës, peng i frymës së dialogut
Asokohe, për zgjedhjet për kryetarë të komunave ishin certifikuar 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilave vetëm dy kandidatë ishin nga radhët e komunitetit serb. Gjithashtu, për garën për kuvendet komunale të Leposaviqit dhe Zveçanit ishin certifikuar 64 kandidatë nga tri subjekte politike. Lista Serbe kishte refuzuar të merrte pjesë në këto zgjedhje. Ky ishte paralajmërim se edhe votuesit serbë nuk do t’i përgjigjeshin pjesëmarrjes në votim.
2 Mars 2023, 14:27 -
New Born 15 vjeç! Disa reflektime për Kosovën
Kenedi thonte, mos pyet se ç’ka bërë atdheu për ty, por ç’mund të bësh ti për të. Mandela i Ballkanit Adem Demaçi, njeriu që kaloi 30 vite në burgjet e ish-Jugosllavisë, nëse do të ishte gjallë sot do thoshte, 15 vjet pavarësi janë sa gjysma e viteve të burgut tim.
28 Shkurt 2023, 13:42 -
127 qytetarë nga Kosova morën pasaportën shqiptare në 2022, Hoxha: Fluks i madh aplikimesh në Kukës e Has
127 qytetarë nga Kosova, më së shumti të zonave kufitare me Kukësin, Hasin dhe Tropojën kanë fituar shtetësinë shqiptare gjatë vitit 2022, ndërkohë që numri aplikuesve është gjithnjë në rritje. Posedimi i një pasaporte shqiptare u mundëson atyre lëvizjen e lirë në zonën Shengen.
18 Shkurt 2023, 15:41 -
Osmani për gazetën britanike: Serbia synon aneksim përmes sulmit hibrid! 'Wagner' po ndihmon për një sulm të mundshëm në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se mercenarët e grupit rus, Wagner, po punojnë me paramilitarët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema në Kosovë. Në një intervistë për The Telegraph, Osmani tha se ky operacion ka për synim të krijojë terrenin për një sulm të mundshëm hibrid të Serbisë për të marrë nën kontroll territor të Kosovës.
11 Shkurt 2023, 11:20 -
15-Vjetori i Pavarësisë së Kosovës, del axhenda e aktiviteteve më 17 shkurt, 30 ditë aktivitete
Qeveria e Kosovës ka prezantuar programin shtetëror për festimet me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë dhe 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Përgjatë tridhjetë ditëve, prej datës 9 shkurt deri më 12 mars do të ketë aktivitete për shënimin e këtyre dy datave të rëndësishme dhe jubilare të Kosovës.
9 Shkurt 2023, 17:38 -
Vuçiç: Në parlament nuk ishim të bashkuar për Kosovën! Qëllimi i palëve të tjera politike është të më rrëzojnë mua nga pushteti
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se pavarësisht përpjekeve të bëra për të përgatitur seancën plenare në Parlamentin serb për Kosovën, nuk kishte frymë bashkimi mes palëve politike. Ai tha se disa persona ishin përpjekur të shkaktonin incidente duke hedhur akuza të vazhdueshme.
8 Shkurt 2023, 08:48 -
Kurti diskuton me ambasadorët e QUINT-it në OSBE për dialogun Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e përhershëm të shteteve të QUINT-it në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ku u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
7 Shkurt 2023, 19:08 -
Dodik: Kurti vazhdon të destabilizojë situatën në Ballkan! Nuk respekton marrëveshjet e firmosura
Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik tha sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të destabilizojë situatën në Ballkan, duke shmangur detyrimet ndërkombëtare dhe duke shtrembëruar faktet jo vetëm të së tashmes, por edhe të së kaluarës.
5 Shkurt 2023, 17:04 -
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell: Presim përkushtim serioz dhe angazhim për planin evropian
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka informuar sot ministrat e Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe diskutimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka pasur ditëve të fundit në Prishtinë dhe në Beograd.
23 Janar 2023, 21:34