-
EKSKLUZIVE/ Fondacioni që Berisha thotë se i paguan 6 mln $ është familjar. Anëtarë janë Nuredin Seci me gruan dhe djalin! Qëllimi: Promovimi i komunitetit lokal. Fondacion dhe për autizmin (DOKUMENTI)
“Make Albania Great Again”, fondacioni që Partia Demokratike thotë se përmes tij patriotët shqiptaro-amerikanë po i paguajnë 6 mln dollarë për lobimin me njerëzit e Trump, ka në përbërje vetëm familjen e Nuredin Secit. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dokumentin e themelimit ku rezulton vetëm Seci me gruan dhe djalin, ndërsa qëllimi i fondacionit është promovimi i komunitetit lokal atje.
29 Prill 2025, 13:06 -
Berisha në Kongresin e Partive Popullore në Spanjë: Pasi dhashë dorëheqjen, rikthehem aty ku mora pjesë për herë të fundit!
Në kulmin e ‘siklonit’ politik për kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD-së me kompaninë amerikane, Berisha i drejtohet Valencias dhe njofton në Facebook me video se do jetë pjesë e Kongresit të PPE-ve, ku nuk kishte marrë pjesë prej dorëheqjes në vitin 2013
29 Prill 2025, 13:03 -
Gjuha në fushatën elektorale/ Celibashi: Çfarë të them, se ata nuk dëgjojnë...?! S’mund të bëjmë më shumë se ç’kemi bërë, gjykon populli
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha me humor sot se “liderët e partive të mëdha politike nuk e dëgjonin”, në lidhje me gjuhën që po përdorin në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.Teksa u pyet nga gazetarët me ecurinë dhe problematikat e fushatës elektorale, një prej shqet&
29 Prill 2025, 12:37 -
Celibashi: Kanë ardhur mbi 70 mijë vota, 30 mijë zarfe s’janë dërguar ende, por ka ende kohë! Kompania postare s’ka marrë pagesë, kontrata publike pas procesit
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh sot për mediat se deri tani 70 mijë emigrantë kanë kthyer fletët me votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga mbi 245 mijë pjesëmarrës të regjistruar për këtë proces.Ky numër i korespondon shifrës 30% të pjesëmarrjes deri t
29 Prill 2025, 12:24 -
Kontrata e lobimit e PD/ Celibashi: Ende nuk është depozituar në KQZ, ja kur mbaron afati për dorëzimin! Do flasim vetëm pasi të vijë
Kryekomisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi tha sot se Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe PD nuk kanë dorëzuar deri tani kontratën e lobimit me kompaninë amerikane “Continental”, me vlerë 6 mln dollarë. Deri tani kanë ardhur mbi 70 mijë vota në KQZ nga Diaspora, 30 mijë zarfa nuk janë dorëzuar ende nga kompania postare. Celibashi: Ka edhe gati dy javë kohë, kompania do paguhet vetëm pas punës! Gjuha e fushatës? Të them se nuk më dëgjojnë...?!
29 Prill 2025, 12:04 -
‘Çudi që Berisha s’të ka shkarkuar nga detyra’, Kokalari-Lelës: Nuk është gafa e parë që bën, do kesh probleme më të mëdha se publikimi i lajmeve të rreme për djalin e Trump
Përmes një reagimi në rrjete sociale, ajo i drejtohet Lelës duke i thënë se një gafë e tillë nuk mund të përtypet dhe se habitet që Berisha nuk e ka shkarkuar ende nga detyra, duke qenë se atij i intereson vetëm halli i tij personal.
29 Prill 2025, 11:47 -
‘Pamja e Partizanit do shndërrohet 100%...’, Rama ironizon sërish Berishën me videon e një bufi: Përçart, përçart por 6 mln dollarë i nxorri nga këneta ama
Rama ka ironizuar sërish Berishën me videon e një bufi. Teksa sjell në vëmendje edhe aferën Partizani, Rama thotë se ndonëse Berisha flet përçart, jep miliona dollarë për të lobuar në SHBA.
29 Prill 2025, 11:20 -
Berisha kërkoi të mbyllnin gojën për kontratën 6 mln dollarë, Bujar Leskaj thyen urdhrin dhe ‘rebelohet’ në mes të natës: Do izolohet Edi Rama si kukull e Sorosit
Bujar Leskaj e ka thyer këtë urdhër dhe ka bërë një shënim të gjatë në mes të natës, e jo për të shprehur shqetësimin për një shumë kaq marramendëse, por për të sulmuar qeverinë e Ramës
29 Prill 2025, 11:13 -
‘O Gazo, o balerin’, kandidatja e PS në Fier ironizon sërish Bardhin: Na vjen Rama sot, ti punë dhe takime hiç! Edhe bababufi më ndjek me ëndje! Është i hidhur, s’ta fal kurrë që...
Kandidatja socialiste në Fier vijon ironinë ndaj Bardhit, të cilin i thotë se ka ngelur me pak demokratë. Sipas saj, bababufi nuk harron asnjë fjalë që Bardhi ka thënë ndaj tij, dhe se ai ka ‘ngrënë’ burra në PD, dhe jo më ‘balerinë’ si ai që ndryshojnë qëndrimet sa herë që iu leverdis.
29 Prill 2025, 10:53 -
Bardhi nga Roskoveci: 'Made in Albania', prioriteti ynë! Do bëjmë gjithçka për të fuqizuar njerëzit punëtorë dhe për të kthyer të rinjtë në vend
Sipas tij, PD, me ardhjen në pushtet, do ta nisë punën me subvencionet dhe lehtësimet tatimore. Ai thotë gjithashtu se do të bëjnë gjithçka për të fuqizuar njerëzit punëtorë dhe kthyer të rinjtë në vend.
29 Prill 2025, 10:27 -
-
'Këneta nxorri nga barku 6 mln dollarë', Rama-komentuesit: Nuk kam para të padeklaruara, ne s'na djeg fare
Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi, tha se nuk ka para të padeklaruara. Ai ironizoi më tej PD pas publikimit të kontratës 6 milionë dollarëshe me kompaninë lobuese në SHBA. "Nuk kam paguar asnjë kokërr leku, se po të kisha paguar do t&e
29 Prill 2025, 09:41 -
Rama: Becceti s’ka marrë asnjë kokërr leku! Është në siklet të madh, zgjodhi kundërshtarin e gabuar
Kryeministri Edi Rama në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale, foli edhe për çështjen e arbitrazhit me biznesmenin Francesko Becceti. Rama thotë se deri më tani ai nuk ka marrë asnjë kokërr leku nga qeveria shqiptare, duke theksuar se ai është në siklet të madh pasi po përballet me procese gjyqësore
29 Prill 2025, 09:15 -
‘Krijuan një thashethem absurd’, Rama: U desh familja e presidentit të SHBA të përgenjeshtrojë kënetën! Pse duhet të shkoj në Beograd për djalin e Trump, apo kështu funksionon te ata me çunin e babit?
Kryeministri Edi Rama ironizoi Partinë Demokratike edhe për "bllofin" që pësoi pas përgenjeshtrimit të një lajmi nga Richard Grenell dhe djali i Donald Trump. Kreu i qeverisë, duke iu përgjigjur një komentuesi, tha se bufi i kënetës iu "gënjeu" me shampanjë se me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardh&
29 Prill 2025, 09:03 -
Veliaj në qeli, Rama-komentuesit: Ku i ke parë dorëheqjet me asociacion? Shpresojnë që SPAK të shkrijë PS, por drejtësia do jetë arsyeja pse do të marrim më shumë vota
Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës "Sy m’Sy", iu është përgjigjur një komentuesi, i cili i kërkoi të japë dorëheqjen duke u shprehur se “Erion Veliaj është në burg”. Rama tha se teoria që të japë dorëheqjen se persona të caktuar janë në burg, nuk funksionon, d
29 Prill 2025, 08:48 -
Rama: Pse duhej lobim 6 mln dollarë kur 'non grata' ishte padrejtësi? S'kam arsye të shkoj në Beograd për djalin e Trump, apo kështu funksionon të këneta me 'çunin e babit'
Rama ironizoi opozitën për kontratën 6 mln dollarëshe me kompaninë amerikane, teksa tha se pse duheshin kaq para kur non gratën e konsiderojnë një padrejtësi. Rama tha se është PD është bërë qesharake saqë u desh edhe reagimi i familjes së Trump për të përgenjeshtruar lajmin për anulimin e takimit me djalin e tij. Bëri një koment gjithashtu edhe për arrestimet e eksponentëve të PS dhe inceneratorin e Tiranës.
29 Prill 2025, 08:32 -
Mero Baze: Qesharakë madhështorë
Vetë fakti që Berisha mburret se ka marrë avokatin më të mirë të Trump-it tregon madhësinë e hallit të tij, jo forcën. Të gjithë e dimë që ka miliona euro të padeklaruara, ashtu siç dimë se edhe kriminelët më të rrezikshëm kanë nevojë për avokatë të shtrenjtë.
28 Prill 2025, 22:48 -
Kontrata 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA, Andi Mustafaj: E ligjshme, për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare! Para SPAK-ut kishte prokurorë që luftonin krimin
Zëdhënësi i fushatës së PD, Andi Mustafaj teksa ka komentuar kontratën e lobimit të PD në SHBA, tha se kjo kontratë është bërë në mënyrë të ligjshme, në përputhje me ligjet amerikane që rregullojnë lobimin institucional.
28 Prill 2025, 22:11 -
-
Kontrata e PD, më e shtrenjta! Lobimi në USA, zbulohen klientët e 'Continental Strategy'
Kompania lobuese në SHBA “Continental Strategy LLC” e cila lidhi një kontratë shërbimesh me PD për 24 muaj me vlerë totale 6 milion dollarë drejtohet nga Carlos Trujillo. Në tetor 2017 ai u zgjodh nga presidenti Trump si ambasador i organizatave shtetërore amerikane, sikurse ai e ka ndihmuar Trump, në fushatën zgjedhore të Nëntorit.
28 Prill 2025, 20:40