-
Berisha me grupet e punës në Lezhë për zgjedhjet 2025: Çmime janë trefishuar dhe kanë tejkaluar Gjermaninë e Italinë, shpopullimi i vendit në 40%
Ish-kryeministri i akuzuar për aferën në dosjen “Partizani” të SPAK, i sapoliruar nga arresti shtëpiak gati njëvjeçar, akuzoi qeverinë për gjendjen e mjerueshme ku ndodhet vendi, duke vënë theksin te ekonomia, si; shpopullimi, pensionet, taksat, rrogat dhe biznesi.
11 Dhjetor 2024, 16:14 -
-
-
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
Shtesë fondesh për pensionet me 16,2 mld lekë, 6 mld lekë për rimbursimin e barnave, 2 mld për aparaturat onkologjike, po kaq për kërkimet shkencore, 1,5 mld lekë për arsimin bazë, 1,2 mld për arsimin e mesëm dhe 1 mld lekë për atë Universitar. Gjithashtu 5,6 mld lekë për Përkujdesin social, të papunët, personat me aftësi të kufizuar, 1,5 mld për subvencionet në Bujqësi, si dhe 7,9 mld lekë për rritjen e pagave që nga nisja e vitit 2025
28 Nëntor 2024, 18:43 -
Miratohet bonusi i fundvitit, shpërndarja nis javën II të dhjetorit! Kategoritë, kush merr 100 e kush 150 euro! Përfitues pensionët, fëmijët jetimë dhe ushtarakët në pension të parakohshëm
Këshilli i Ministrave ka miratuar bonusin e fundvitit për 724 mijë pensionistë. Shpërndarja e bonusit nis në javën e dytë të dhjetorit, ku 511 mijë pensionistë do të marrin 150 euro shpërblim dhe 213 mijë të tjerë do të marrin 100 euro.
27 Nëntor 2024, 11:14 -
Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar qeverinë për trajtimin e pensionistëve, duke e cilësuar bonusin e paraqitur nga qeveria si një propagandë të pastër zgjedhore
23 Nëntor 2024, 15:46 -
Buxheti 2025/ Xhixho e PL: Thellon varfërinë, pjesa më e madhe e parave te punët publike, sepse vidhen më lehtë! Rajoni pensione dyfish nga Shqipëria
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka sulmuar përsëri sot Buxhetin 2025 të kaluar nga mazhoranca me shumicë votash në Parlament dhe që aktualisht po diskutohet dhe votohet nen për nen në Komisione. Indeksim me një panine në ditë, PPP projekte korruptive!
22 Nëntor 2024, 16:09 -
Fatos Çoçoli: Rilindja e pensioneve?
Mos vallë, nga sondazhet e brendshme që socialistët i zhvillojnë shpesh, ka dalë që pensionistët do të votojnë djathtas në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës 2025? Si zor. Pensionistët kanë përbërë historikisht hambarin kryesor të votave të Partisë Socialiste tek ne dhe kjo qasje nuk ka ndryshuar tani, me gjithë luftën e tyre të përditshme për të përballuar çmimet e larta të ushqimeve dhe ilaçeve
21 Nëntor 2024, 18:48 -
Buxheti 2025/ PD propozon 28 Amendamente: Minimumi jetik 200 euro, rritje e pensioneve dhe shtim i fondeve te Onkologjiku (E PLOTË)
Zbardhen edhe propozimet e Grupit të PD, për secilin deputet pjesë e Komisioneve, mes tyre caktimi i minimumit jetik në 200 euro, rritja e pensioneve dhe deri te shtimi i fondeve për Onkologjikun, pas skandalit të disa javëve më parë. Jorida Tabaku e paralajmëroi të hënën
21 Nëntor 2024, 16:00 -
Buxheti 2025/ Shehi kërkon rritjen e pensioneve te Ekonomia: Le të rritet borxhi me 0,4%, pse medalje nga FMN do marrim?!
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, është shprehur në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend se duhet të krijohet një shportë prej 300 milionë eurosh, për rritjen e pensioneve në Shqipëri.
20 Nëntor 2024, 17:31 -
Fatos Çoçoli: Dy fitoret e para të mëdha për pensionistët
Rritja e dhjetorit: e para në histori që favorizon pensionet e ulta 100 milionë eurot për trefishimin e shpërblimit të fundvitit për pensionet e vogla dhe dyfishimin për pensionet e tjera përfaqësojnë rritjen e parë të ndjeshme vjetore për të 720 mijë pensionistët e vendit në 34 vite tranzicion. Shpërblimi i përhershëm i pranverës sa herë kemi vit të mirë ekonomik përbën fitoren e dytë të madhe për pensionistët.
19 Nëntor 2024, 20:08 -
Berisha: Ky buxhet i çon miliardat tek Lubi Balluku, ka hyrë në Gines kjo hajdute! Vetëm 16 milionë euro dhe bonusi i blerjes së votave
Ish-kryeministri Sali Berisha, nën arrest shtëpie prej gati një viti në lidhje me aferën e dosjes “Partizani”, doli sot për të sulmuar buxhetin 2025, të cilin qeveria e ka deklaruar si ndër më të madhin në histori, me 8,2 miliardë euro
18 Nëntor 2024, 13:39 -
Buxheti 2025/ Bardhi: Rama ka para që të paguajë inceneratorët që s’ekzistojnë, por jo për pensione dinjitoze! Në 12 vjet nuk bëri asgjë, më të ulëtat në rajon
Kreu i grupit të PD argumentoi se edhe pse Shqipëria i ka dyfishuar të ardhurat buxhetore në 10 vitet e fundit, mbi 500 mijë pensionistë i kanë të ardhurat reale aktualisht më të ulëta se në vitin 2014. Kjo shifër sipas tij, i rendit pensionistët shqiptarë me pensionet më të ulëta në rajon
17 Nëntor 2024, 15:24 -
Kush ka më pak do marrë më shumë! Në dhjetor, pensionistët bonus të ndryshëm!
Më shumë se 791 mijë pensionistë do të ndahen në fasha për bonusin e fundvitit. Kush ka pensionin më të ulët do të marrë shpërblim më të madh në dhjetor. Ndërkohë, indeksimi i ardhshëm, do jetë jo më shumë se 3.7%.
15 Nëntor 2024, 16:05 -
-
Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë protestë te Kryeministria: Hiqni dorë nga korrupsioni, që të na rritet pensioni!
Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë zhvilluan sot protestën e radhës para Kryeministrisë në lidhje me indeksimin dhe nivelin e pensioneve. Kërkojnë rritje pensionesh dhe akuzojnë qeverinë për abuzime
12 Nëntor 2024, 12:26 -
Tedi Blushi: Kosova rriti pensionet 20% dhe pagat me 110 euro! Rama zero indeksim pagash dhe 170 lekë për pensionistët në buxhetin e 2025!
Sekretari i Përgjithshëm i partisë së Lirisë, Tedi Blushi, doli sot me një reagim për mediat në lidhje me buxhetin faktik, duke sulmuar qeverinë se nuk kap dot as standardet buxhetore të Kosovës
11 Nëntor 2024, 16:40 -
‘Skema e rimbursimit të ilaçeve prodhon korrupsion jo kurim’, Braçe: Rishikojeni, s’po përfitojnë nevojtarët! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘dembelët’
Afro 400 mijë qytetar planifikohet të përfitojnë nga rimbursimi i medikamenteve për vitin e ardhshëm. Për skemën e rimbursimit të barnave në buxhet janë planifikuar 12.6 miliardë lekë, 600 mln lekë më shumë se këtë vit. Por për deputetin socialist Erion Braçe fondet për këtë skem&a
5 Nëntor 2024, 12:35 -
Buxheti 2025 s’ka fonde për skemën e re të pensioneve, Malaj: Pasi të mbyllet reforma rishikojmë buxhetin! Bonusi vitin tjetër më i lartë
Skema e re e pensioneve e cila po diskutohet mes disa institucioneve, nuk është financuar në buxhetin e vitit 2025, për shkak sepse nuk ka një formulë përfundimtare. Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh në komision, se vetëm pasi të jetë gati skema e re mund të ulemi në diskutime për të shtuar financimin.&ld
5 Nëntor 2024, 11:59