-
Terrorizmi, ministrja Gjonaj takon zyrtarin amerikan: Një regjim special në burgje për të dënuarit
Ministrja e Drejtësisë, znj.Etilda Gjonaj ka pritur sot në një takim zyrtar Ambasadorin e posaçëm dhe Koordinatorin kundër Terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, z.Nathan A. Sales. Ministrja Gjonaj e ka siguruar Ambasadorin Sales për vullnetin e palëkundur të Qeverisë Shqiptare për të qenë pjesë e aleancës progresiste kundër çdo forme të ekstremizmit të dhunshëm apo terrorizmit.
17 Tetor 2018, 19:33