Terrorizmi, ministrja Gjonaj takon zyrtarin amerikan: Një regjim special në burgje për të dënuarit
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ambasadori amerikan Nathan A. Sales
Ministrja e Drejtësisë, znj.Etilda Gjonaj ka pritur sot në një takim zyrtar Ambasadorin e posaçëm dhe Koordinatorin kundër Terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, z.Nathan A. Sales. Forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, si parakusht për garantimin e paqes dhe sigurisë globale ka qenë tema kryesore e diskutimit.
Ministrja Gjonaj e ka siguruar Ambasadorin Sales për vullnetin e palëkundur të Qeverisë Shqiptare për të qenë pjesë e aleancës progresiste kundër çdo forme të ekstremizmit të dhunshëm apo terrorizmit. Ajo ka folur për masat e marra veçanërisht në kuadër të shkëmbimit të ndërsjelltë të informacionit me partnerët strategjikë, duke rritur kështu efektivitetin e masave për parandalimin dhe goditjen e terrorizmit.
Ministrja Gjonaj ka vlerësuar se ka një bashkëpunim dhe koordinim shumë të mirë midis Ministrisë së Drejtësisë, Koordinatorit Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financave dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese, duke ndjekur një strategji të mirëfilltë, me një plan veprimi të miratuar kundër ekstremizmit të dhunshëm. Sipas saj bëhet fjalë për masa të mirëfillta në koordinim dhe jo të fragmentarizuara për realizimin e kësaj strategjie.
Ministrja Gjonaj është ndalur gjerësisht në reformën e thellë që është ndërmarrë në sistemin e penitenciar, duke e njohur zyrtarin e lartë amerikan kryesisht me masat specifike për mbajtjen nën mbikqyrje të personave të dënuar për vepra penale që lidhen me ekstremizmin dhe terrorizmin.
Në këtë kontekst Ministrja e Drejtësisë ka folur edhe për vendimin më të fundit të Qeverisë, për të aplikuar një regjim special në burgje, që do të rrisë në një nivel më të lartë sigurinë e brendshme në burgje dhe mbajtjen nën kontroll të personave të paraburgosur apo dënuar për veprat penale qe lidhen me krimin e organizuar dhe terrorizmin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1578
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor, 14:55
-
Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën
16 Tetor, 17:39
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Diskutohen në kuvend reformat për institucionet demokratike! Tabaku: S'kemi ende reformë të plotë të Kodit Zgjedhor! PS: Të bashkëpunojmë për platformë konkrete, lini akuzat
20 Shtator, 14:51
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator, 12:55
-
‘Antikorrupsioni’, Braçe: Kontrolli i figurës së zyrtarëve, me detyrim
19 Korrik, 13:30
-
Braçe dhe Gjonaj propozojnë ndryshime për mbrojtjen nga duhani: Të ndalohet reklamimi në media! Distributorët të mbajnë përgjegjësi
16 Korrik, 10:50
-
Drafti/ Burg kush i shet cigare të miturve! Braçe: Cepat e Kuvendit plotë bishta, ekspertët e shëndetit e pinë vet
10 Qershor, 15:57
-
KiE vendime historike për Shqipërinë dhe Kosovën, Gjonaj: Reforma në drejtësi ka vlerësim maksimal! SPAK sulmohet pasi është në rrugën e duhur
17 Prill, 18:22
-
DRAFTI/ Kush u shet cigare të miturve burg deri 8 vite! Dënohen me 16 vite nëse shitja e paligjshme sjell vdekje
10 Prill, 20:50
-
Përfaqësuesja e parë nga Shqipëria, Etilda Gjonaj zgjidhet Raportuese e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë e KiE
18 Tetor 2023, 16:03
-
Kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Etilda Gjonaj: T'u jepet më shumë mbrojtje, qeveria po përgatit kuadrin ligjor
5 Tetor 2023, 19:26