-
Në kërkim ndërkombëtar, dërgohet për gjykim 40-vjeçari! Bëri thirrje në rrjetet sociale për heqjen e pllakatit të Erdogan në Laç: S’mund të vendosen simbole të një vendi që na ka pushtuar
Ndaj tij është ngritur akuza "Nxitja e urrejtjes ose grindjeve", pasi sipas organit të akuzës përmes videomesazheve të shpërndara në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për heqjen e pllakatit të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i vendosur në sheshin me të njëjtin emër në qytetin e Laçit.
25 Tetor, 09:18 -
U dënua me 2 vite burg për nxitjen e protestës ku u shkatërrua flamuri turk, Leon Molla: Nuk jam njohur me vendimin e gjykatës! Nuk ka të bëjë me racizmin
Pasi Gjykata e Lezhës dënoi 36-vjeçarin me 2 vite burg si iniciator të një proteste të organizuar në dhjetor të vitit 2017-të, ku u shkatërrua flamuri turk, ka reaguar Leon Molla. Përmes një deklarate ai ka dhënë arsyet që sipas tij, ai nuk duhet të ishte dënuar për këtë ngjarje. Molla shprehet fillimisht se nuk është njohur ende me këtë vendim gjykate të cilën ai e konsideron të padrejtë.
30 Dhjetor 2020, 10:00 -
Protesta ku u shkatërrua flamuri turk në Mirditë, Gjykata dënon me dy vite burg 36-vjeçarin
Gjykata e Lezhës ka gjetur fajtor dhe të dënuar me dy vite burg një 36-vjeçar, si iniciator të një proteste të organizuar në dhjetor te vitit 2017-të, ku u shkatërrua flamuri turk i cili ishte vendosur në digen e Hidrocentralit në Qafë Molle të Mirditës
29 Dhjetor 2020, 21:49