Protesta ku u shkatërrua flamuri turk në Mirditë, Gjykata dënon me dy vite burg 36-vjeçarin

Protesta ku u shkatërrua flamuri turk në Mirditë, Gjykata dënon me dy vite burg 36-vjeçarin

Leon Molla dhe flamuri turk në digën e hidrocentralit

Gjykata e Lezhës ka gjetur fajtor dhe të dënuar me dy vite burg një 36-vjeçar, si iniciator të një proteste të organizuar në dhjetor të vitit 2017-të, ku u shkatërrua flamuri turk i cili ishte vendosur në digën e Hidrocentralit në Qafë Mollë të Mirditës.

Leon Molla u dënua për vepren penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, pasi edhe pse nuk ndodhej në Shqipëri nga hetimet ka rezultuar se ai ka qenë organizator i tubimit në Mirditë. Sipas dosjes hetimore përmes shkrimeve dhe videomosazheve në rrjetet sociale i riu ju ka bërë thirrje njerëzve që të mblidhen për të hequr flamurin turk në Qafë-Mollë të Mirditës, duke nxitur gjuhen e urrejtjes.

Gjykimi ndaj tij eshtë bërë në mungese, pasi Molla me origjinë nga Mirdita  jeton ne Francë që prej vitit 2012, ndërsa prokurori Arben Agovi kishte kërkuar që ai të dënohet me tre vite heqje lirie, por gjykata dha një dënim më të butë ndaj tij.

Ne lidhje me tubimin u referuan materialet në prokuori edhe për 60 përsona të tjere pjesmarres, por hetimet ndaj tyre u pushuan, pasi sipas prokurorisë nuk janë provuar element të vepres penale. Leon Molla është një personazh kontravers dhe në faqet e tij në rrjete sociale ka shpesh thirrje nacionaliste dhe thirrje për rikrijimin e “Republikës së Mirditës”, një shtet jetëshkurtër i shpallur në vitin 1921, nga Marka Gjoni, me mbështetjen e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, që kundërshtonte bashkimin e Mirditës me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Paraditen e 31 dhjetorit të vitit 2017-të dhjetra përsona u mblodhen në Qafë Mollë të Mirditës, duke shkatërruar flamurin Turk që ishte vendosur në digen e HEC-it qe është ndërtuar nga një kompani Turke.

VIDEO/ Nga protesta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben Gaxhja: 30/12/2020 19:00

    Ndryshimet ne kabinet jan t'nevojshme,por u mendoj qe ktu esht ber thjesht riciklim kanocesh

    Përgjigju
  • Mikrl: 30/12/2020 18:30

    S'ka vend turku ne mirdit

    Përgjigju
    • Ardian Vulaj: 30/12/2020 20:17

      Goja te lumte

  • Mirditor: 30/12/2020 10:02

    Turqia po na pushton me ekonomi.

    Përgjigju
  • Mirditor: 30/12/2020 10:01

    Mirditort kan nderu gjakun e shqiptarve që dhan jeten në luft kundra osmanve. Ska lidhje feja,

    Përgjigju
    • Ooo: 30/12/2020 22:23

      Por u kanë dhënë edhe vajzat kur ndërtuan rrugën e kombit.

  • Mirditor: 30/12/2020 09:59

    Per mu nje

    Përgjigju
  • Benii: 30/12/2020 09:32

    Shume trim djali. Njerez te tille jane heronje te vertete. Pa asnje interes politik. Keshtu duhet vepruar edhe me varrezat e grekeve. kemi nevoje per heronje.

    Përgjigju
  • ANI: 30/12/2020 08:51

    Nuk mund te betonohet nje flamur i huaj ne Shqipeti....mund te ishte beze.....dhe ku ne Mirdite flamur Turk....turp....faji eshte i atyre qe dhane lejen.......

    Përgjigju
  • Noki: 30/12/2020 08:33

    Na kane pushtu turku greku dhe serbi tani prej ktyre politikaneve tradhtare

    Përgjigju
  • Lon: 30/12/2020 07:43

    Shiko si komentojn kllufat. O kllufa ajo esht firm turke dhe esht e drejta e tyre te vendosin flamurin e tyre sic esht e drejta jon qe vendosim flamurin shqiptar ku punohet nga firmat tona jasht atedheut. Kur u bo rruga kombit se nuk that gjo ju kllufa kur firma turke vendoste flamurin e tyre. Shpellar keni per te qon gjith jeten.

    Përgjigju
  • Tori: 30/12/2020 07:30

    Kjo qe Leoni ka bo eshte fetare ja anti Turk po anti mysliman!Leonoja me qen trim ta shqyejn flamurin Turk ne France siç shqyen flamurin e shqyejne edhe Leonin,po sikur te ishte flamuri ITALIAN apo AMERIKAN a dote vpronte ne kete menyre Leoni.

    Përgjigju
    • Mirditor: 30/12/2020 09:59

      K'to që thua jan shpifje. Ska lidhje feja Osmanët kan vra e pre popullin shqiptar. Flamurin turk vene ti te shtëpia jote. Ska lidhje feja mos shpif

  • Iris: 30/12/2020 03:49

    Per mua z.Leon Molla eshte hero.Megjithese ne Shqiperi shohim te valeviten flamuj te shume vendeve,mendoj qe disa vende me te cilat kemi patur marredhenie bardhe e zi do ishte me mire te respektoheheshin ndjenjat e banoreve vendas.Ne rastin e mesiperm,ne vend te flamurit te nje vendi qe na roberoi per 500 vjet,do kishte qene me e pranueshme nje pllake e vogel me emrin e ndertuesve dhe te vendit te tyre, si dhe nje flamur i vogel brenda pllakes,por jo nje flamur me permasa te atilla,dhe aq me teper i gdhendur si emri i Enverit neper male ne vaktit.Dikush mund te thote qe kane kaluar kohe,vendet ndryshojne,ndjenjat ndryshojne.Ndoshta ,por jo te gjithe.Duhen respektuar ndjenjat dhe opinionet e te gjitheve,qe ne kete rast kur u vendos te gdhendej flamuri u harruan te pyeten e te merreshin parasysh.Po t'i kishin pyetur banoret me perpara,nuk do ishte arritur deri ketu.

    Përgjigju
  • Beni: 30/12/2020 03:34

    Edhe kjo ndodhi.Shqipnia,shtet i çuditshem.

    Përgjigju
  • Arben: 30/12/2020 00:25

    Leon Per punen e flamurit turk ne digen e hidrozentralit jam dakort me ty flamuri turk nuk ka pune aty

    Përgjigju
  • Emigrant: 29/12/2020 23:25

    Turp tani franca ja jep me kenaqesi strehim politk

    Përgjigju
  • Arbëri: 29/12/2020 23:08

    Dy vite Burg me ia bër qejfin Erdoganoviçit ! Mjerë ne !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fitoi me nokaut në raundin e parë në UFC, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan-it dhe i drejtohet publikut në gjuhën amtare

Fitoi me nokaut në raundin e parë në UFC, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan-it dhe i drejtohet publikut në gjuhën amtare