-
Kërkohen 315 n/komisarë| Lleshaj fton studentët, debat për pranimin e ushtarakëve, Ndreu: Policët, të shqetësuar
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare u bëri thirrje studentëve që t’i bashkohen Akademisë, pasi Policia e Shtetit ka nevojë për mbi 315 n/komisarë. Ai tha se Policisë së Shtetit i duhet një cilësi e re. “Kriteret e pranimit do të jenë shumë të rrepta për t’u inkurajuar që të futen në polici kapacitete të larta, kemi nevojë për cilësi të re".
18 Dhjetor 2018, 14:29 -
Zbardhen dy urdhrat e Sandër Lleshajt: Të hiqen postblloqet në rrugë, jo më policë në semaforë
Ministri i Brendshëm ka urdhëruar këtë të premte zbatimin e dy masave të prera për qarkullimin rrugor në vend. Kërkon heqjen e postblloqeve policore nga akset kryesore rrugore si dhe dhënien fund të praktikës së dublimit të semaforëve me punonjës policie në kryqëzimet e rrugëve urbane.
14 Dhjetor 2018, 09:39 -
Ministri Sandër Lleshaj: Asnjë student dhe pedagog nuk është proceduar në protestë
Ministri i Brendshëm mohon që policia të ketë proceduar penalisht pedagogun Edmond Tupja, artistin Robert Aliaj dhe 25 studentë për protestat e zhvilluara te Ministria e Arsimit,"Zogu i Zi" dhe Kryeministria, ku ka pasur edhe bllokime rrugësh. Në media u raportua gjithashtu se mes të proceduarve ishte edhe aktivisti Altin Goxhaj.
13 Dhjetor 2018, 11:08 -
Ushtarët mund të bëhen policë, zbardhen ndryshimet në ligj, Lleshaj propozon pranimin e ushtarakëve si pjesë e Policisë
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka vendosur të japë një propozim të ri për ligjin e policisë, që parashikon përgatitjen e ndryshimeve duke dhënë mundësine e krijimit të një force elite, që parasheh kalimin e ushtarakeve në Policinë e Shtetit.
6 Dhjetor 2018, 17:23 -
Zgjedhjet vendore/Lleshaj takim me strukturat e Gjëndjes civile: Masa të menjëhershme për çdo hallkë përgjegjëse
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka zhvilluar këtë të enjte një takim pune me strukturat e Drejtorive vendore të policisë së shtetit dhe me përgjegjësit e Zyrave të gjëndjes civile ku në thelb të diskutimit ka qenë marrja e masave të menjëhershme nga çdo hallkë përgjegjëse për plotësimin e kushteve dhe plotësimin e plotë të të regjistrit të gjëndjes civile, në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme vendore.
6 Dhjetor 2018, 14:15 -
Lufta kundër krimit, Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu vizitë në Korçë, ndajnë porositë për drejtuesit e policisë
Burime për Report Tv bëjnë me dije se takimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Korçë ka pasur në fokus luftën ndaj kriminalitetit. Kjo ka qenë edhe porosia e prerë e Lleshajt për krerët e policisë për të parandaluar çdo akt që cenon rendin dhe sigurinë publike.
30 Nëntor 2018, 11:12 -
Nisma e Xhafajt për Vetting në Polici, Sandër Lleshaj e konfirmon procesin në takimin me Sobotka-n
Në takimin që zhvilloi sot me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, Ministri i Brendshëm konfirmoi se Vetting-u në drejtësi, do të pasohet nga Vetting-u në Policinë e Shtetit, duke shtuar se nderi dhe integriteti i punonjësit të Policisë janë themelore për të patur një trupë policore profesionale dhe të shëndetshme
27 Nëntor 2018, 22:59 -
Fjalimi i parë i Sandër Lleshaj si ministër: Policia e Shtetit organizatë me barrë të jashtëzakonshme, shqiptarët të tregojnë respekt
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përshëndeti përgjatë një ceremonie të mbajtur para memorialit të policëve të rënë në krye të detyrës, trupat e policisë si dhe bëri thirrje se Policia e Shtetit, si organizata që ka mbajtur barrën më të madhe përgjatë 20 viteve, duhet të respektohet nga qytetarët dhe të përmirësohet duke marrë gjithnjë parasysh nderin dhe integritetin e lartë.
27 Nëntor 2018, 12:23 -
Veprimtaria 'Siguri, Inovacion, Progres', Lleshaj: Rasti i Ina Nukës, produkt i verbërisë politike
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi në veprimtarinë "Siguri, Inovacion, Progres", të zhvilluar në sheshin 'Nënë Tereza', se shtimi i flotës në Policinë e Shtetit me 134 autovetura dhe 30 motoçikleta të reja është një hap i rëndësishëm në procesin e modernizimit të saj, që do të pasohet nga të tjerë hapa të ngjashëm. Duke iu rikthyer protestës së dhunshme të ndodhur përpara dy ditëve para Kuvendit, Lleshaj komentoi edhe ndikimin e politikës në raste të këtij lloji.
24 Nëntor 2018, 12:08 -
Sandër Lleshaj përcjell Ina Nukën në aeroport, biseda me nënën e polices: Bëhu e fortë, do të bëhet mirë (VIDEO)
24-vjeçarja është nisur drejt Stambollit e shoqëruar nga nëna e saj dhe një mjek i spitalit të Traumës. Ajo pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale me shpresën se do ketë sërish fuqinë mbi gishtat e dëmtuar rëndë nga shpërthimi i kapsollës.
24 Nëntor 2018, 00:50 -
Pas votimit të dekretit në Kuvend, Sandër Lleshaj betohet te Meta, nis zyrtarisht detyrën si ministër i Brendshëm (VIDEO-FOTO)
Një ditë pas votimit të dekretit në Kuvend, Sandër Lleshaj është betuar pasditen e sotme te presidenti Ilir Meta duke marrë kështu zyrtarisht detyrën e ministrit.
23 Nëntor 2018, 19:33 -
Lleshaj viziton efektivët e lënduar nga protesta: U sulmuan nga qytetarë dhe loja politike, dhuna e patolerueshme
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vizitoi në Spitalin e Traumës efektivët dhe qytetarët e lënduar nga protesta që u zhvillua ditën e sotme përpara Kuvendit. Ai u shpreh për mediat se dhuna që degjeneroi këtë të enjte, nuk është e justifikueshme. Ndër të tjera, ai tha se efektivët e Policisë së Shtetit janë lënduar jo vetëm nga banorët e 'Unazës së Re' por edhe nga eksponentë të forcave politike.
22 Nëntor 2018, 12:31 -
Ministri i Brendshëm Lleshaj: Krimi kibernetik në rritje, Akademia e Sigurisë t'i nënshtrohet transformimit
Në një konferencë shkencore ndërkombëtare, “Krimi kompjuterik, kërcënimi kibernetik dhe siguria kombëtare”, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se në vend është konstatuar se ka një rritje të krimit kibernetik. Ai propozoi që Akademia e Sigurisë të kthehet në promotor të shndërrimit modernizues, duke i krijuar hapësirë teknologjisë së informacionit dhe programimit kompjuterik për financat e ekonomisë digjitale.
21 Nëntor 2018, 14:42 -
Presidenti i heq 'spaletat' gjeneral Sandër Lleshajt, një hap pranë dekretit si ministër
Presidenit Ilir Meta ka dekretuar sot lirimin e Sandër Lleshajt si Gjeneral. Lirimi i Lleshajt me firmë të presidentit njofton "tymin e bardhë" nga Presidenca që pritet të dalë orët në vijim, për të dekretuar edhe propozimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e Lleshajt si ministër të Brendshëm.
16 Nëntor 2018, 12:34 -
'Lleshaj'/ Sot afati i fundit kushtetues i Metës për të dekretuar ministrin e Brendshëm
Pas ripropozimit të Ramës, presidenti Meta rinisi konsultimet me institucionet, ndërsa në një letër drejtuar kryeministrit, ministres së Mbrojtjes dhe kryetarit të Kuvendit, rendiste 14 pyetje për Sandër Lleshajn, duke këmbëngulur te statusi dhe karriera prej ushtaraku.
16 Nëntor 2018, 09:04