-
Tensione në Komisionin e Medias, Lleshaj-Mehmetajt: Me ju do flas kur të mbaroni universitetin (Video)
Seanca dëgjimore e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Komisionin e Medias, ku është diskutuar për dhunën e ushtruar të policëve ndaj studentëve protestues, ka agravuar në përplasje verbale midis tij, deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj dhe kryetares së Komisionit Albana Vokshi.
6 Shkurt 2019, 13:56 -
'Policia dhunë ndaj studentëve', Lleshaj në Komisionin e Medias: Nuk i komentoj videot, s'kam ardhur për të parë film
Ministri i Brendshëm i ka mohuar kategorikisht akuzat e kryetares së Komisionit të Medias dhe Edukimit, Albana Vokshit, se Policia e Shtetit ka ushtruar dhunë ndaj studentëve protestues. Ai ka deklaruar, duke patur parasysh shtrirjen e protestave, se këto të fundit kanë shkuar shumë mirë pikërisht për shkak të mobilizimit të Policisë së Shtetit.
6 Shkurt 2019, 13:02 -
Akuzat për abuzimin e minorenes/ Lleshaj-Berishës: Monstër që s'njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë, neveri
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur ashpër akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se policia e Kavajës tentoi të fshehë ngjarjen, duke liruar me urdhër nga lart adoleshentët e denoncuar nga e mitura. Lleshaj sqaron gjithashtu se rasti i minorenes është trajtuar menjëherë dhe me përparësi nga Policia e Shtetit.
5 Shkurt 2019, 22:32 -
Ministri Lleshaj vizitë në Turqi, takon homologun turk Soylu "Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve"
Gjatë vizitës ministri Lleshaj u takua me homologun e tij turk i cili vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve. Sandër Lleshaj shprehu të njëjtin qëndrim në lidhje me rëndësinë këtij bashkëpunimi në çështjet e rendit, sigurisë, migracionit të paligjshëm, luftës kundër narkotikëve dhe terrorizmit.
4 Shkurt 2019, 15:31 -
Shkatërrimi i grupit të falsifikatorëve, Sandër Lleshaj: Trafikantët mashtrojnë qytetarët dhe minojnë lëvizjen e lirë
Lleshaj shprehet ky operacion i dha një goditje të fortë krimit, ndërsa shton se trafikantët të cilët mashtrojnë qytetarët, minojnë edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
2 Shkurt 2019, 19:26 -
Zgjatet përdorimi i kartave të identitetit, Veliaj e Lleshaj: Të vlefshme deri në 31 dhjetor 2019
Lajmi u dha nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj dhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë një vizite në zyrat e reja të kompanisë "Aleat" në Rrugën “Bardhyl” në Tiranë, të cilat u vijnë në ndihmë 120 mijë banorëve të Njësive 3 dhe 4. Përgjatë muajve janar-qershor të këtij viti pritej që ti skadonte afati i kartës më shumë se 1.4 milionë shqiptarëve.
30 Janar 2019, 13:08 -
Akuzat për dhunë ndaj studentëve, Vokshi-Lleshajt në Komisionin e Medias: Nuk vjen sepse ka marrë urdhër nga Rama
Komisioni i Medias është rikthyer ditën e sotme vetëm me praninë e opozitës. Depuetet e PD-së i kanë bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt që të paraqitet në mbledhjen e Komisionit.
29 Janar 2019, 10:48 -
Ministri Sandër Lleshaj takim në bashkinë e Dropullit, thirrje të rinjve të minoritetit grek që t’i bashkohen policisë
Në takimin në Bashkinë e Dropullit, përveç ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj,të pranishëm kanë qënë edhe Prefekti i Qarkut, përfaqësues të Policisë, Prokurorisë dhe zv.ambasadorja e Holandës në Tiranë.
25 Janar 2019, 17:18 -
Migracioni i paligjshëm/ Lleshaj takohet me homologun kroat e malazez: Të luftohen bashkarisht grupet kriminale
Takimi në Zagreb midis tre ministrave të Brendshëm solli dakordësimin e tyre për ndërmarrjen e hapave konkretë në drejtim të bashkëpunimit ndërkufitar mes vendeve, të praktikave më të mira në kontrollin kufitar, si dhe në qasjen e përbashkët në instrumentet financuese të BE-së në lidhje parandalimin dhe menaxhimit të migracionit të paligjshëm.
22 Janar 2019, 16:11 -
Sinjalizimi për ngjarjet kriminale, Lleshaj: Bashkëpunimi me policinë nuk iu bënë ‘spiunë’
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehet se ka vetëm dy rrugë, ose qytetarët bëhen bashkë me Policinë për ta mposhtur të keqen kriminale, ose ata të qëndrojnë indiferentë apo bashkëpunojnë me të keqen, për të rrënuar të sotmen dhe të ardhmen e tyre.
21 Janar 2019, 13:42 -
-
Ministri i Brendshëm Lleshaj në Elbasan, prezanton prefektin e ri të qarkut Gledian Llatja
Lleshaj ishte i shoqëruar nga deputetit i qarkut, njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Llatja shihet si një kandidaturë e mundshme e PS-së për t’u kandiduar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Elbasan.
16 Janar 2019, 09:31 -
-
PD sulmon Lleshajn, Salianji: Je pupac i shefit, ke partner krimin. Ia kalove dhe Hekuran Isait si Shvejku i Ramës
Ministri Sandër Lleshaj, tha se policia po sulmohet nga politika. Vjen reagimi i PD. Deputeti Ervin Salianji akuzon Lleshajn se ka zgjedhur që të bëhet “lodër” e Ramës dhe të ketë partner krimin
13 Janar 2019, 14:12 -
106-vjetori i Policisë së Shtetit/ Lleshaj: Lëvizje tek uniformat blu, Forca e Ligjit vazhdon
Në 106-vjetorin e Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm u shpreh se do të ketë lëvizje në radhet e uniformave blu për përmisimin e fundit. Lleshaj theksoi se operacioni Forca e Ligjit vazhdon. Për vjedhjen e armëve në Pashaliman Sandër Lleshaj tha se hetimet po bëhen nga Policia Ushtarake
13 Janar 2019, 11:35 -
Masakra e Elbasanit/ Lleshaj: Policia po punon për të zbuluar autorët
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli për herë të parë edhe për masakrën e Elbasanit. Ministri tha se policia po heton për të zbuluar autorët. Lleshaj paralajmëron lëvizje në radhët e Policisë. Lleshaj ka komentuar edhe situatën në disa fakultete ku një grup studentësh vijojnë të bllokojnë procesin mësimor, ndërsa janë përplasur edhe me policinë. Lleshaj tha se prezencën e policisë në e kërkuan vetë fakultetet për shkak të kaosit të shkaktuar.
11 Janar 2019, 15:07 -
Rinovimi i kartave të identitetit, ministri Lleshaj: Verifikojini, ndryshe nuk do të merrni shërbime
Ndër të tjera, ministri Lleshaj shtoi se institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve ndaj edhe i mëshoi apelit të tij për aplikimin e dokumentit.
8 Janar 2019, 13:56 -
Sandër Lleshaj firmos 2 ndryshimet e para në kupolën e Policisë së Shtetit
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka urdhëruar emërimin e Tonin Vocajt në krye të Policisë Kriminale. Ndërkohë Eduart Merkaj është emëruar Drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Polici. Burime të Report Tv nga Policia e Shtetit thanë se pritet të shkarkohen disa drejtorë rajonalë si dhe drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
4 Janar 2019, 12:12 -
Porositi vrasjen e ish-komisarit Cuku, Lleshaj: Arrestimi i Jambellit, mesazh i rëndësishëm
Në reagimin e tij, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u zotua se Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj dhe se partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë për drejtësi në Shqipëri.
31 Dhjetor 2018, 16:19 -
'Nga ora 00:00 e 1 janarit 2019 bastet do trajtohen si kanabisi', Lleshaj porosi drejtuesve të policisë, asnjë fjalë për masakrën në Elbasan
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmëron masa të ashpra nëse aktiviteti i basteve sportive do tentohet të vijojë pas datës 1 janar 2019. Në një takim me drejtuesit e policisë, Lleshaj tha se lojërat sportive do trajtohen si fenomeni i kanabisit për nga norma e shkeljes ligjore. Një mesazh të fortë ai përcolli për drejtuesit vendorë të policisë të cilët do jenë autoriteti kyç për moslejimin e ushtrimit të kësaj veprimtarie antiligjore.
30 Dhjetor 2018, 11:09
