-
Britania i 'shpall' luftë varësisë ndaj bixhozit, kufizon maksimalisht reklamat
Pas vendimit të marrë së fundi nga kryeministri Edi Rama, se me datë 1 dhjetor do të mbyllen të gjitha pikat e basteve dhe të lojrave të fatit në vend, duket se 'lufta'' ndaj varësisë së bixhozit është shtrirë përtej kufijve. Media britanike "Sky" ka vendosur që të kufizojë maksimalisht reklamat e lojërave të fatit. Një ndërmarrje e tillë do të aplikohet edhe nga kanalet e tjera që do të blejnë të drejtat e transmetimit të sinjaleve të eventeve sportive të prodhuara nga "Sky".
4 Nëntor 2018, 12:43