Britania i 'shpall' luftë varësisë ndaj bixhozit, kufizon maksimalisht reklamat

Britania i 'shpall' luftë varësisë ndaj bixhozit, kufizon maksimalisht reklamat

Foto ilustruese

Gjiganti televiziv britanik “Sky” ka marrë së fundmi një vendim për shkurtimin në mënyrë drastike të reklamave të lojërave të fatit ku përfshihen bastet, bingot, pokeri online, etj. Ky vendim i marrë mes shqetësimit gjithnjë në rritje të varësisë ndaj basteve sportive dhe lojrave të fatit, pritet të zbatohet me nisjen e sezonit të ardhshëm (2019) të Premier League. Gjatë pushimit të ndeshjeve, aktualisht shfaqen deri në katër reklama kompanish bastesh.

Kufizimi i reklamave të lojërave të fatit nuk do të aplikohet vetëm nga “Sky”, por edhe nga kanalet e tjera që do të blejnë të drejtat e transmetimit të sinjalit të eventeve sportive të prodhuara nga “Sky”. Bastet sportive në Britani llogariten rreth 200 milionë paund në vit nga reklamat televizive dhe nga këto “Sky” kontrollon thuajse gjysmën e tregut. Por, kufizimi i vet-imponuar i gjigantit televiziv britanik pritet t’i kushtojë këtij të fundit me dhjetëra miliona paund në vit.

“Sky” do t’u japë mundësi shikuesve të saj që nga viti 2020, të përjashtojnë manualisht reklamat e lojërave të fatit nga kjo platformë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë