-
Rama: Gati për të dëgjuar Metën në Kuvend pse refuzoi Lleshin, arsyeja që më tha ishte qesharake
Kuvendi ka votuar me 75 vota dekretin e shkarkimit nga detyra e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa pas dorëheqjes së ai dha pak ditë më parë, ndërsa drejtimin e këtij dikasteri do e marrë Sandër Lleshi, por si i komanduar. Kryeministri Rama akuzon presidentin Ilir Meta se e ka shkelur hapur Kushtetutën me mosdekretimin e propozimit të tij për Sandër Lleshin ministër të Brendshëm. Rama solli në vëmendje se në asnjë nga 12 kompetencat që parashikon Kushtetuta për presidentin, nuk parashikohet refuzimi i një ministri, ndërsa i bëri thirrje Metës për shmangien e thellimit të krisjes Kushtetuese që po krijon.
6 Nëntor 2018, 08:18