-
Dosja 339/ PD akuza Dakos: Rama ka kyçur provat për masakrën elektorale në Durrës. Kryebashkiaku: Padi edhe për Vokshin, zonjë gënjeshtare
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako deklaroi sot se do të ngrejë padi për shpifje ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi, pas akuzave që kjo e fundit bëri ditën e sotme nga selia blu. Vokshi tha se kryeministri Edi Rama, po mban kyçur në zyrat e prokurorisë provat në lidhjen me dosjen ‘339’, që sipas PD dërgojnë në burg Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon për krim elektoral.
10 Nëntor 2018, 16:05