-
Audioregjistrimi i 21 janarit, SPAK dërgon në laborator kasetën! Do të bëhet ekspertimi për autenticitetin dhe identifikimi shkencërisht i zërave
Prova më e fortë që SPAK ka në duar në hetimet për 21 janarin, audio e komunikimit të personave që dhanë urdhrin për të qëlluar me plumba ndaj protestuesve, po ekspertohet në laboratorin e SPAK për të zbuluar origjinalitetin e saj dhe më pas verifikimin se kujt i përkasin zërat. Në audion nga komunikimi i garditësve me radio, ish-komandanti i tyre Ndrea Prendi jep urdhër për zjarr, e pritet që tashmë ish-kreu i gardës të tregojë eprorët që dhanë urdhrin.
26 Tetor, 10:53 -
Skënder Minxhozi: E megjithatë vrasjet peshojnë më shumë se vjedhjet
Të gjithë e kujtojmë sesi në 21 janar i gjithë shteti dhe partia që qeveriste vendin u angazhuan në një garë të pështirë për të fshehur të vrarët pas teorisë groteske të “puçit të shtetit”. Ish-drejtuesit e policisë që sot shkelin derën e SPAK vijojnë të tregojnë përrallën e grushtit të shtetit dhe të pafajësisë totale të qeverisë, megjithëse atë ditë shteti u kap me kallashnikov në duar teksa vriste qytetarët e vet
24 Tetor, 13:42 -
SKEDA/ 21 janari, Kuliçaj e Burgaj u kallëzuan për shpërdorim detyre në 2014! Refuzuan arrestimin e 'grupit të zjarrit', por hetimi u pushua! Ish drejtori: Urdhri Ishte me gabime
Në vitin 2014 mosbindja ndaj urdhrit të prokurorisë së Tiranës për ekzekutimin e 6 mandat-arresteve të lëshuar për arrestimin e efektivëve të Gardës së Republikës pas ngjarjeve të 21 janarit, vuri nën hetim dy ish-krerët më të lartë të Policisë së Shtetit, por dosja u pushua.
24 Tetor, 11:20 -
Dosja e 21 janarit/ SPAK merr në pyetje edhe Agron Kuliçaj: Shpjegova të gjitha veprimet e policisë ditën e ngjarjes (VIDEO)
SPAK vijon marrjen në pyetje të ish drejtuesve të lartë të Policisë së shtetit në kohën e protestës së 21 janarit 2011, ku para kryeministrisë u vranë 4 protestues. Këtë të enjte është pyetur Agron Kuliçaj, ish zv. drejtori i policisë së shtetit, i lidhur ngushtë me Sali Berishën.
24 Tetor, 10:04 -
Dosja e '21 Janarit'/ Ish-drejtori i Policisë së Shtetit thirret në SPAK, Burgaj: Dhashë sqarime! Zbatova urdhër-arrestet dhe ligjin! Për ekzekutimin e tyre s'ka kohë
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit,Hysni Burgaj ishte sot në SPAK për t'u marrë në pyetje lidhur me dosjen e 21 Janarit. Pasi doli nga SPAK tha shkurtimisht se kishte zbatuar ligjin, teksa iu vu në dukje se i kishte zbatuar këto urdhra shumë kohë më pas. I pyetur pse e vonoi, ai u shpreh se "Policia s'ka kohë për ekzekutimin e urdhër-arresteve". Strasburgu e cilësoi vonesën e zbatimit si "dëmtim i rëndë i hetimeve"
23 Tetor, 11:12 -
Kronikë
Nga Didi te Veliu, fati i drejtorëve të policisë gjatë Rilindjes, përse u dorëhoqën të gjithë dhe askush s’përfundoi mandatin 5 vjeçar?
Asnjëri nga katër drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbas 2013-ës nuk e përfundoi mandatin pesë vjeçar në krye të uniformave blu. Që të katërt të larguar përmes dorëheqjes së heshtur sapo tensionet dhe diskutimet janë mbyllur.
6 Tetor 2021, 13:33 -
Konkursi për gradën “Kryekomisar”, zbulohen ‘njollat’ në CV-të e disa prej fituesve
Paditë që bënë ndaj Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme Edasarela Mustafaraj, Donetin Papa, Ilirjan Delilaj apo Gjenovefa Budo. Si u shkarkuan Ilir Proda dhe Pjerin Voci, si dhe akuza e Dritan Dajtit ndaj Gertian Brovinës
19 Nëntor 2018, 18:17