SKEDA/ 21 janari, Kuliçaj e Burgaj u kallëzuan për shpërdorim detyre në 2014! Refuzuan arrestimin e 'grupit të zjarrit', por hetimi u pushua! Ish drejtori: Urdhri Ishte me gabime

SKEDA/ 21 janari, Kuliçaj e Burgaj u kallëzuan për shpërdorim detyre në 2014! Refuzuan arrestimin e 'grupit të zjarrit', por hetimi u pushua! Ish drejtori: Urdhri Ishte me gabime

Tirane- Në vitin 2014 mosbindja ndaj urdhrit të prokurorisë së Tiranës për ekzekutimin e 6 mandat-arresteve të lëshuar për arrestimin e efektivëve të Gardës së Republikës pas ngjarjeve të 21 janarit, vuri nën hetim dy ish-krerët më të lartë të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj në akuzë për “Shpërdorim  detyre”.

Emrat e Burgaj dhe Kuliçaj u regjistruan në regjistrin e procedimeve penale të Prokurorisë së Tiranës pas kallëzimit të SHKB-së, (Shënim: (SHKB) është Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm sot është AMP, Agjencia e Mbikqyrjes policore) e cila I akuzonte për shpërdorim detyre. Ata u vunë në hetim për skandalin e refuzimit të ekzekutimit të urdhrave për arrestimin e Ndrea Prendit dhe 5 gardistëve të tjerë, të dyshuar se kanë qëlluar me armë mbi protestuesit e opozitës.

 Në atë kohë Hysni Burgaj ishte dorëhequr nga policia ndërsa Agron Kuliçaj, punonte si këshilltar i PD në in parlamentar.

Urdhri me gabime
Dy ditë pas 21 janarit ish-kryeprokurorja Ina Rama arriti të komunikonte në telefon direkt me kreun e Policisë së Shtetit në atë kohë Hysni Burgaj, duke i kërkuar këtij të fundit arsyet pse nuk ekzekutonte urdhërat e ndalimit për 6 gardistët. Nga ana e tij, Burgaj i është kundërpërgjigjur se nuk mund të vepronin në kushtet kur vartësit e ish-kryeprokurores kishin dërguar në polici, një urdhër ndalimi me gabime ortografike ke dhe adresa të gabuara.

Një ditë më pas, reagoi dhe Edi Rama, në atë kohë shef i opozitës që drejtonte protestat, duke i kërkuar zyrtarisht policisë, që të linte mënjanë ndërhyrjet të politikës dhe të zbatonte ligjin duke iu bindur prokurorisë.

Fill pas tij, reagoi ashpër deri në fyerje personale ish-kryeministri Sali Berisha, duke e quajtur ish-kryeprokuroren Rama si lavire bulevardi ndërsa Edi Ramën horr bulevardi.

Mes Hysni Burgajt dhe Agron Kuliçajt, në kallëzimin e SHKB atëherë ishin dhe dy prokurorë, që, sipas drejtuesve të SHKB, në atë kohë nuk kanë marrë masat e nevojshme për të zgjidhur situatën dhe ndaluar 6 gardistët.

Sipas SHKB, prokurorët duhej të nisnin menjëherë hetimet për Burgajn dhe Kuliçajn, dhe për këtë si indicie ka qenë dhe një kallëzim penal i bërë në atë kohë nga PS.

Ndërkohë që në fund të kallëzimit, SHKB i kërkonte prokurorisë të marrë në pyetje disa persona, mes të cilëve dhe ish-kryeprokuroren Ina Rama. Ndërsa si prova materiale janë referuar të gjitha shkresat e korrespodencës për atë ngjarje.

Hetimet u pushuan.  Ndërsa prej korrikut të këtij viti tashmë dosja është në dorë të SPAK. 

Çështjen e vonesës 18 ditë e zbatimit të urdhrave të prokurorisë ka qenë një prej akteve më të rënda, për të cilën edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka kushtuar një vëmendje të veçantë, teksa e citonte në vendim deklaratat e Berishës kundër zbatimit të këtij urdhri.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim