-
Avokati Nikolla: Vendimi i padrejtë, por media nuk meriton fyerjet
Avokati i njërit prej të dënuarve të grupit të Lazaratit, Bashkim Nikolla e ka cilësuar momentin e tensionit dhe të dhunës që është ushtruar ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda si një moment të vështirë psikologjik për familjarët. Ai tha ndër të tjera se vendimi i marrë i gjykatës ishte një vendim tërësisht i njëjtë me atë të Gjykatës së Shkallës së Parë. Duke e cilësuar si të padrejtë burgosjen 11 personave, avokati u shpreh se rasti në fjalë është stisur nga dikush tjetër, që me shumë mundësi sipas tij mund të jetë i lirë.
20 Nëntor 2018, 13:57