-
Dy turistë gjermanë janë gjetur nga Policia e Gjirokastrës pasi kishin humbur prej disa orësh në një zonë të panjohur për ta. Ata kishin humbur rrugën pasi kishin shkuar për të eksploruar në zonën malore të Labovës së Madhe Bashkia e Gjirokastrës.
13 Mars 2025, 21:35 -
-
-
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për kanabisin mjekësor dhe industrial, do të ketë 10 zona dhe 138 parcela në të gjithë vendin (LISTA)
12 Mars 2025, 16:33Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për zonat e kultivimit të kanabisit mjekësor, me kritere dhe kushte të rrepta sigurie. Nga një zonë do të ketë në Shkodër, Vlorë, Fier, Elbasan dhe 1 zonë do jetë e ndarë mes Kukësit e Dibrës, ndërsa Gjirokastra do të ketë 3 zona dhe Kukësi 2 zona të tjera
-
Ndërron jetë në Athinë, Grigor Jovani! Poet i talentuar, gazetar, përkthyes i Kunderës
12 Mars 2025, 16:06Poeti Grigor Jovani u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta, duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë. Ai është autor i 6 librave, dhjetera shkrimeve e përkthimeve
-
Kryetarët në garë për deputet! Ligji e lejon, më 11 maj mund të votohet edhe për Kuvendin e ri edhe për 3 bashkitë
12 Mars 2025, 14:28Gara e 11 majit për të fituar një ulëse në kuvendin e ri të Shqipërisë, përfshin edhe 3 kryebashkiakë, të cilët janë në listat e Partisë Socialiste. Rruga drejt një mandati deputeti i detyroi të japin dorëheqjen si kryebashkiakë, duke ia lënë përkohësisht detyrën nënkryetarëve, deri në zgjedhjet e pjeshme. Gjasat janë, dhe ligji e lejon, që në këto 3 bashki, në Mat, Tepelenë dhe Berat, më 11 maj, qytetarët të votojnë njëkohësisht edhe për kryebashkiakun e ri.
-
-
Agron Malaj në listën e PS për deputet, Këshilli i bashkiak i Matit komandon kryebashkiakun e ri
12 Mars 2025, 11:29Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 19 nga 21 anëtarë. Pas miratimit të dorëheqjes, këshilli komandoi për zgjedhjen e dy zv/kryetarëve të Bashkisë. Myslym Zenelin që u zgjodh me 17 vota, ndërsa Flutura Biba mori 1 votë dhe pati një votë të pavlefshme.
-
Zgjedhjet/ Dorëhiqen kryebashkiakët socialistë të Beratit, Matit dhe Tepelenës! Demo, Malaj dhe Peçi do kandidojnë për deputetë më 11 maj (DOKUMENTI)
11 Mars 2025, 14:15Agron Malaj ka qenë një nga emrat potencialë të PS për zgjedhjet e 11 majit. Këshilli Bashkiak voton kërkesën, zv/kryetari merr kompetencat. Dorëhiqen edhe Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Ervin Demo i Beratit. Majlinda Bufi pohon se do vijojë detyrën në krye të Bashkisë së Roskovecit
-
E rëndë në Përmet, 30-vjeçarja humb jetën gjatë transportimit me ambulancë drejt spitalit të Gjirokastrës! Policia: S’kishte shenja dhune e dëmtime, po hetohet
11 Mars 2025, 13:50Ngjarja ka ndodhur teksa pacientja M.H., gjatë transportimit me autoambulancë në drejtim të spitalit të Gjirokastrës, ka humbur jetën. Viktima është nga fshati Piskovë i Përmetit dhe familjarët kishin kërkuar ndihmë spitalore. Pritet ekspertiza, po merren dëshmitë
-
Ndihmoi emigrantë të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet në Tepelenë 32-vjeçari i shpallur në kërkim
9 Mars 2025, 13:54Një 32-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Korçës për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” të kryer në bashkëpunim, është arrestuar këtë të diel në Tepelenë.
-
Aksident në aksin ‘Gjirokastër-Kakavijë, makina përplaset me motorrin, plagoset 1 person
5 Mars 2025, 21:39Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Gjirokastër, ku një makinë është përplasur me një motorr. Si pasojë, drejtuesi i motorrit është plagosur dhe më pas është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marr ndihmë mjekësore
-
-
Tentoi të nxirrte nga pika kufitare e Kakavijës 28 mijë euro pa i deklaruar, nën hetim 43-vjeçari
4 Mars 2025, 14:01Një 43-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të nxirrte nga pika kufitare e Kakavijës 28 mijë e 650 euro pa i deklaruar
-
Operacion antidrogë në Sarandë e Delvinë, lëshohen 10 masa sigurie! Policia kontrolle në disa banesa
4 Mars 2025, 09:55Një operacion antidrogë është ndërmarrë në Sarandë, për goditjen e një grupi të dyshuar për trafik droge. Operacioni është shtrirë në Sarandë dhe Delvinë. Mësohet se janë shoqëruar 3 persona në Sarandë, si dhe 9 persona në Delvinë.
-
-
Këlcyrë, arrestohet 52-vjeçari, i gjejnë në banesë kallashnikov me fishekë
1 Mars 2025, 10:20Në banesën e 52-vjeçarit në fshatin Toshkëz, Këlcyrë, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.
-
-
Doganierët grekë nesër në grevë, pezullohet qarkullimi i makinave në pikat kufitare me Greqinë! Kalojnë vetëm këmbësorë e ambulanca
27 Shkurt 2025, 14:02Sipas burimeve të fundit, përveç ambulancave dhe makinave funerale, asnjë mjet transporti nuk do të ketë leje kalimi. Në këto kushte, ndërsa mjetet mbeten të bllokuara, qytetarët që ecin në këmbë do të kenë mundësi të kalojnë.
-
Operacioni 'Blic 34'/ Goditja e rrjetit të shpërndarësve të drogës pranë shkollave në Tiranë, arrestohet në Tepelenë 27-vjeçari i shpallur në kërkim
19 Shkurt 2025, 10:10Shtetasi G. G. dyshohet se ka shitur kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis në disa zona të Tiranës dhe ishte në kërkim me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës.
