-
Shkurtimi i fondeve ndërkombëtare/ UNHCR: 11.6 mln njerëz rrezikojnë do të mbeten pa ndihma këtë vit
Shkurtimi i fondeve ndërkombëtare, duke filluar me USAID-in, ka shkaktuar një tkurrje të aktiviteteve në të gjithë globin. Harta e detajuar e shkurtimeve është një pasqyrim i eksodeve të ardhshme. Në të gjithë botën ka 122 milionë refugjatë.
18 Korrik 2025, 15:09 -
'Në shtëpinë e Mete Brahos u dogjën të gjallë 20 gra, fëmijë dhe burra, te Haxhi Latifi u çnderuan vajzat e Haxhi Culanit...'/ Memorandumi dërguar OKB-së në 1947
“N’emër të popullatës sonë ne protestojmë edhe një herë për të gjithë këto, ne i parashtrojmë Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit t’UNO-s tragjedin e luajtur në Çamëri dhe heqim vërejtjen për një akt barbar të kryer me qëllim shfarosje të popullatës sonë. Ne theksojmë nevojën e përfundimit të shpejt të problemit Çam dhe kemi bindje se do të gjejnë zgjidhje kërkesat tona që janë…”!
13 Korrik 2025, 08:41 -
-
-
SHBA vendos sanksione ndaj raportueses së OKB-së Francesca Albanese, kritike e ofensivës së Izraelit në Gaza! Zyrtarja: Teknika frikësimi të stilit mafioz
Administrata amerikane njofton sanksione ndaj raportueses speciale të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Francesca Albanese. Ajo komentoi sanksionet duke i përshkruar si “teknika frikësimi në stilin mafioz”.
10 Korrik 2025, 07:30 -
OKB: Mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani
Qindra mijëra afganë janë larguar nga Irani javët e fundit, pasi Teherani u dha afat deri më 6 korrik më shumë se katër milionë imigrantëve afganë pa dokumente për ta lënë vendin, thanë Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke ngritur alarmin për mungesën e theksuar të fondeve për t’i ndihmuar të kthyerit.
6 Korrik 2025, 20:23 -
Mes luftërave globale, gratë afgane druajnë se harrohen nga Perëndimi
Edhe pse talibanët premtuan se do të krijonin një qeveri gjithëpërfshirëse, do t’i respektonin të drejtat themelore të njeriut dhe do të ndalonin që Afganistani të përdorej si bazë për grupet ekstremiste ndërkombëtare, ata nuk i përmbushën këto premtime.
28 Qershor 2025, 16:27 -
-
Gjenevë, nis takimi i Ministrave të Jashtëm evropian me Iranin/ Diskutohet 'Negocimi global'
Kanë nisur në Gjenevë, bisedimet mbi programin bërthamor iranian midis Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe homologëve të tij nga Franca, Britania dhe Gjermania dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas. Evropianët duan të shfrytëzojnë rastin për të r
20 Qershor 2025, 16:25 -
SHBA/ Mediat: Izraeli gati të sulmojë Iranin! OKB: Irani ka uranium mjaftueshëm për 10 testata bërthamore
Rriten më tej tensionet në lindjen e mesme. Izraeli është gati të godasë Iranin. Lajmi vjen nga SHBA ku disa media citojnë burime amerikane dhe evropiane. Në kuadër të rritjes së tensioneve, Uashingtoni ka kërkuar largimin e qytetarëve dhe diplomatëve të tij nga Iraku dhe disa shtete të lindjes së mesme.
12 Qershor 2025, 16:25 -
OKB: Shqipëria, rritjen më të madhe turistike në Evropë! Rritje 136% më shumë krahasuar me periudhën para pandemisë
Shqipëria renditet si vendi me rritjen më të lartë turistike në Evropë krahasuar me periudhën para pandemisë. Kryeministri e cilëson këtë si një konfirmim ndërkombëtar të suksesit të modelit shqiptar në turizëm.
6 Qershor 2025, 13:41 -
SHBA vendos veton në OKB për armëpushimin në Gaza
Një projektrezolutë që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza dështoi të miratohej në KS të OKB-së të mërkurën, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton, duke bllokuar iniciativën e mbështetur nga të dhjetë anëtarët e zgjedhur të Këshillit
5 Qershor 2025, 14:20 -
Gaza/ OKB kërkon hetim për vrasjet në qendrën e shpërndarjes së ushqimeve, Guterres: I tmerruar, autorët të mbahen përgjegjës
Shefi i OKB bëri thirrje për një hetim të pavarur pas vrasjeve të disa palestinezëve në qendrën e shpërndarjes së ushqimit në Gaza. Izraeli i cilëson komentet e tij një turp.
3 Qershor 2025, 08:07 -
-
-
Sulm ajror Izraelit në Gaza/ Vriten 9 fëmijët e mjekë, Guterres thirrje për armëpushim! (VIDEO)
Izraeli pretendon se të premten në Gaza janë futur 83 kamionë me ndihma humanitare, ndërsa kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara kërkon që të bëhet më shumë për të shmangur vdekjet nga uria.
24 Maj 2025, 16:43 -
-
Izraeli i bllokon/ Gaza 2 muaj pa marrë ndihma jetike, OKB: Ushqimi drejt fundit, përdorimi i ujit i pamundur
Dy muaj pas bllokadës shkatërruese të ndihmave në Gaza, ushqimi ka mbaruar dhe njerëzit po luftojnë për ujin mes bombardimeve të pamëshirshme. Përshkrimin e kësaj situate e dha zyra e koordinimit të çështjeve humanitare të OKB-së (OCHA),
3 Maj 2025, 22:47 -
OKB paralajmëron për mashtrime kibernetike në gjithë botën! Rrjetet kriminale po i zgjerojnë operacionet e tyre nga Azia deri në Evropë
Rrjete të gjëra kriminale kanë bërë miliarda me mashtrime përmes internetit në Azi dhe tani po i zgjerojnë operacionet e tyre në Evropë, Afrikë, Amerikën e Jugut e më tej. Prandaj OKB-ja kërkon bashkëpunim ndërkombëtar.
22 Prill 2025, 08:35 -
Lufta/ Ambasadori i Moskës në OKB: Armëpushimi është jo realist! SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për mineralet e rralla
Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB ka deklaruar se një armëpushim në Ukrainë është aktualisht i pamundur, duke akuzuar Kievin për shkelje të marrëveshjeve për mosgoditjen e infrastrukturës energjetike. Ndërkohë, Kievi dhe Uashingtoni kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi si hapi i parë drejt marrëveshjes për mineralet e rralla.
18 Prill 2025, 08:04