-
Kryemadhi takon ambasadoren e Kinës: Bashkëpunim më intensiv, synohet zhvillimi ekonomik i vendit
Me rastin e largimit të saj nga Shqipëria, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka takuar këtë të hënë ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu. Gjatë takimit, Kryemadhi e vendosi theksin tek rëndësia e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe tek shfrytëzimi i mundësive dhe oportuniteteve për të zhvilluar një bashkëpunim më intensiv, gjithmonë në kuadër të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
3 Dhjetor 2018, 11:30