-
Tarifat për ngelësit, Nikolla: Ua lë në dorë universiteteve nëse duan ta heqin
Përsa i përket tarifës për ngelësit, ministrja u shpreh se ajo hyn në fuqi vitin tjetër, ndërsa shtoi se është e hapur që ta kalojë në tagër të universiteteve në kuadër të autonomisë për ta hequr nga qeveria
5 Dhjetor 2018, 13:23 -
Protesta, Nikolla: Studentët nuk pranuan komunikim sy më sy, por në shesh
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla doli në një konferencë për mediat pas protestës së studentëve para institucionit që drejton. Të pranishëm kanë qenë edhe rektorët dhe dekanët e fakulteteve që kanë zhvilluar një takim me Nikollën.
5 Dhjetor 2018, 13:08 -
Protesta e studentëve, Rama: S’jam dakord që të paguaj për ngelësit, tarifat i vendos universiteti, jo ministria
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e studentëve para ministrisë së Arsimit. Rama shprehet se tarifat nuk i vendos ministria e Arsimit, por universitetet dhe e dyta se nuk është dakord që taksapaguesit të paguajnë shpenzimet e universitetit për studentet ngelës.
5 Dhjetor 2018, 12:39 -
Protesta/ Studentët hedhin vezë, lapsa, stilolapsa dhe bidona drejt ministrisë (VIDEO-FOTO)
Prej orës 10:00 vijon protesta e studentëve para ministrisë së Arsimit, ndërsa të revoltuar kanë hedhur vezë, lapsa, stilolapsa, bidona dhe letra drejt godinës. Ndërkohë që një pjesë e studentëve kanë ndërhyrë duke kërkuar protestë paqësore dhe të mos hidhen sende të forta, por vetëm letra dhe lapsa.
5 Dhjetor 2018, 11:35 -
Studentët: Ministrja të zbresë nga zyra, të vijë këtu
Studentët nuk kanë pranuar zv/ ministren Besa Shahini duke kërkuar që ministrja Lindita Nikolla të zbresë nga zyra dhe t’i takojë për t’i dëgjuar dhe anuluar vendimin. “Duam ministren, duam ministren, ose nëse ka friëk të vijë këtu të dalë në konferencë shtypi. Të anulojë vendimin” thonë studentët.
5 Dhjetor 2018, 10:17 -
Studentët ulen para ministrisë: Tarifat janë të papërballueshme
Studentët kanë mbërritur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e vendimit, ndërsa kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë. Ata kërkojnë që tarifa e shkollës të bëhet në janar dhe të hiqet ajo për lëndët mbetëse.
5 Dhjetor 2018, 10:07 -
‘Hiqni tarifat për provimet e mbartura’/ Studentët vezë drejt MAS, Nikolla: Hyn në fuqi vitin tjetër, e kanë në dorë universitetet për ta hequr
Studentët kërkojnë heqjen e pagesës për kreditet e provimeve të mbartura. Ministrja deklaroi se kanë qenë vetë universitetet që kërkuan rritje të tarifave dhe madje më të larta. Përsa i përket vendimit për tarifat për mbetësit, ministrja Nikolla ua la topin universiteteve.Protesta e studentëve para ministrisë së Arsimit dhe Sportit ka sjellë bllokimin e qarkullimit në Rrugën e Durrësit.
5 Dhjetor 2018, 09:55