-
Dhe feudalët e universiteteve/fakulteteve rrinë e vështrojnë
Ka një të veçantë në protestën treditore të studentëve, që është shtrirë tashmë në të gjitha institucionet e larta arsimore me financim publik. Studentët janë hedhur në sulm, qeveria është në mbrojtje dhe ka dhënë shenja se do të tërhiqet nga VKM-ja për t
6 Dhjetor 2018, 11:53 -
Kryemadhi përshëndet protestën: Politika duhet të mësojë prej jush
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar duke përshëndetur protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit. “Ju meritoni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Politika duhet të mësojë prej jush” thotë ajo në një status në Facebook.
6 Dhjetor 2018, 11:32 -
Revoltohen studentët, lapsa, letra dhe bidona drejt ministrisë së Arsimit
Studentët kanë hedhur letra higjenike, bidona, lapsa dhe stilolapsa drejt ministrisë së Arsimit, të revoltuar, pasi akuzojnë se janë bllokuar valët e internetit, ndërsa kërkojnë reagimin dhe plotësimin e katër kërkesave të tyre.
6 Dhjetor 2018, 11:01 -
REPORT TV sjell pamjet nga lart nga protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit
REPORT TV sjell pamjet nga lart të protestës së studentëve paa Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Studentët nga të gjitha fakultetet dhe Bujqësori në Kamëz vijojnë prej orës 10:00 të ditës së stome protestën duke kërkuar plotësimin e katër pikave, kryesoja anulimi i tarifës për kreditet për lëndët e mbeturar.
6 Dhjetor 2018, 10:43 -
Protesta e studentëve, PD: Kështu nisi edhe lëvizja që rrëzoi diktaturën
E ndërsa ka publikuar një foto, Partia Demokratike shprehet se “studentët e ‘Fan Nolit’ në Korçë i bashkohen grevës së studentëve të Tiranës! Parullat e tyre paralajmërojnë për një lëvizje si e ‘90-es, ku me vendosmërinë e tyre studentet nisen lëvizjen që rrezoi diktaturën” thotë PD-ja.
6 Dhjetor 2018, 09:47 -
Studentët e Korçës: Kërkesat janë të panegociueshme
Studentët e universitetit të Korçës deklarojnë se protesta do të vijojë dhe kërkesat janë të panegociueshme. “Në orën 10:00 dorëzohet kërkesa në ministrinë e Arsimit, derisa të dalë një vendim do të vijojë protesta, është e panegociueshme” deklarojnë ata.
6 Dhjetor 2018, 09:16 -
Qeveria heq tarifën për përsëritësit, grup pune për 3 pikat e tjera, studentët: Protestë sërish
Qeveria ka anuluar vendimin për tarifat për kreditet për lëndët e mbartura dhe vendimi është publikuar menjëherë në Fletoren Zyrtare, ndërsa për tre kërkesat e tjera Ministria e Arsimit ka njoftuar se do të ngrihet një grup pune me përfaqësues nga studentët, universitetet dhe ministria. Studentet mbyllën protestën rreth orës 15:50 minuta, ndërsa paralajmëruan se do dalin sërish nesër përpara Ministrisë. Studentët bojkotuan mësimin dhe protestuan prej orës 10:00 të ditës së sotme. Veç Tiranës, protestë ka pasur edhe në Elbasan, Korçë, Durrës, Vlorë dhe fakulteti Juridik në Shkodër, ndërsa në Gjirokastër nuk ka pasur tubime.
6 Dhjetor 2018, 08:54 -
Mbi kërkesat e studentëve për të mos paguar hyrjen në provime e mbartura sa frengu pulën dhe ca yckla të tjera
Paraprakisht dëshmoj se tarifa për provimet e mbartura nuk ka asnjë kuptim të ekzistojë meqë asaj nuk i korrespondon asnjë kosto shtesë nga ana e universiteteve. Pedagogu paguhet njësoj atë ditë pune si me si pa studentë në provime.
5 Dhjetor 2018, 22:57 -
Protestat për tarifën/ Zbulohen 4 kërkesat e studentëve ndaj ministres Nikolla
Shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së numër 288 që detyron studentët të paguajnë për kreditet, bordi i Arsimit të Lartë të ketë numër të barabatë votash si Ministria e Arsimit, përmirësim të kushteve në konvikte dhe përgjysmimin e tarifës së studimeve, janë kërkesat e studentëve për të ndërprerë protestën dhe rinisur mësimin në auditore.
5 Dhjetor 2018, 21:49 -
Protestat e studentëve, Nikolla për Report Tv: Gati për ta hequr nga VKM-ja tarifën për lëndët e mbartura
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla u shpreh se qeveria është e gatshme të heqë nga VKM-ja nr.282 për ligjin e Arsimit të Lartë, pikën 4 mbi tarifën për lëndët e mbartura. ''Shkaku i protestës ka qenë administratori i fakultetit të Arkitekturës që pa asnjë komunikim me stafin drejtues ka shpallur një datë fikse se kur duhen paguar tarifat''. Ministrja Nikolla: Mbetem e hapur, nëse vërtetë gjykojnë që kjo duhet hequr, patjetër, në nuk e bëjmë pjesë të VKM-së, është pjesë e vendimmarrjes së çdo fakulteti dhe universiteti. Studentët shqetësohen për një situatë hipotetike që do të japë efektet pas një viti... '.Nikolla: ''Kërkesa tjetër që lidhet me përmirësimin e kushteve, është shumë e drejtë''.
5 Dhjetor 2018, 18:08 -
Periferi
Pse, pse, pseeee nuk mbushen rrugët e Tiranës?
Habitemi me protestat në vendet e qytetëruara: Studentë, punëtorë, intelektualë, me jelekë, pa jelekë, mbushin sheshet, rrugët. Energjia e tyre është shpërthyese, argumentet e tyre janë mbërthyese. Dhe pyesim këtu në Tiranë: Pse nuk ndodh tek ne e njëjta gjë?
5 Dhjetor 2018, 18:08 -
Protesta e studentëve për tarifat, Rama: Nikolla u ka kërkuar universiteteve të rishikojnë VKM-në
Kryeministri Edi Rama në një reagim të dytë për protestën e studentëve të cilët kundërshtojnë tarifat e studimeve, duke sqaruar se tarifat i caktojnë universitetet dhe jo Ministria e Arsimit dhe Sportit.
5 Dhjetor 2018, 17:54 -
Nga pagesat e kripura tek djegia e përjetshme e degës, penalitetet që variojnë për nxënësit ngelës në rajon dhe në botë
Në çdo qytet të rajonit dhe të botës, trajtimi i ngelësve ndryshon nga ai i studentëve të tjerë, për arsye të qarta morale. Rasti më ekstrem është rasti i Gjermanisë, ku dega digjet përjetësisht në nivel kombëtar nëse studenti ngel mbi tre herë.
5 Dhjetor 2018, 16:51 -
Ta pish turpin me hashash/ Katranjozët protestojnë rrugëve të Tiranës
Erdhën nga shtëpitë me qira të Astirit, zbritën nga konviktet pa larë ende sytë, u çuan nga kafenetë ku ngrysin ditët, lanë për një çast garat me qentë te llotoja perballe, thithën pompat e fundit të kallosë, u grumbulluan te oborri i fakultetit ku nuk kishin shkelur prej muajsh dhe u lëshuan rrugëve të Tiranës.
5 Dhjetor 2018, 13:58 -
Tarifa për mbetësit/ Studentët: Nga nesër bojkot mësimit deri në shfuqizimin e vendimit
Studentët nuk kanë mbetur të kënaqur me deklaratën e ministres Nikolla duke lajmëruar bojkot të mësimit nesër në të gjitha fakultetet deri në shfuqizimin e vendimit për tarifën lëndët ku kanë mbetur.
5 Dhjetor 2018, 13:46