-
Provat e CIA-s për vdekjen e gazetarit Khashoggi, senatorët amerikanë: Princi saudit fajtor për vrasjen
Vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashogi ka një fajtor dhe ai është prinici i kurorës së Arabisë Saudite. Kanë qenë në unison me deklaratat e tyre senatorët amerikanë pas një seance dëgjimore që kanë zhvilluar me drejtuesen e CIA-s. Akuzat ndaj Muhamed bin Salman ishin shumë të forta, e ndërsa janë shprehur shumë të bindur përfaqësuesit më të lartë të senatit amerikan në përfshirjen e princit në këtë ngjarje. Nga ana e saj, Turqia ka kërkuar arrestimin e dy aleatëve të Princit të Kurorës.
5 Dhjetor 2018, 14:39