-
Fshati Tatzat i Delvinës i harruar, pa rrugë, ambulancë e shkollë/ Banorët: Lista me premtime “shkon” deri në Sarandë
Dikur fshat me emër, por sot është i harruar. Në fshatin Tatzat të Dlevinës prej vitesh politikanët shkojnë vetëm për vota kurse përveç premtimeve deri tani nuk është bërë asgjë. Dita ditës ky fshat po braktiset, pasi mungesa e infrastrukturës e bënë të pamundur jetesën në të. Në Tatzat mungon gjithçka, nuk ka qendër shëndetësore, nuk ka rrugë, ndërsa dritat në kohë me reshje ndërpriten rregullisht.
18 Dhjetor 2018, 18:23