Tatzati është një fshat i vogël në Bashkinë Delvinë, i cili shtrihet në majën e një kodre, ku prej shekujsh ka qenë rrugëkalim që lidhte zonën e Delvinës me Kurveleshin. Nga shtëpitë e vjetra që ende mbahen në këmbë duket se banorët e këtushëm kanë qenë të kamurë dhe me kulturë evropiane, e që përcollën edhe në ndërtimet e shtëpive, të cilat kanë një arkitekturë italiane. Dikur ky fshat numëronte dhjetra të rinj të arsimuar në universitet italiane, ndërsa sot nuk plotësohet numri i fëmijëve as për një klasë, pasi largësia dhe kushtet e rrugës kanë bërë që kjo zonë të boshatiset.
Tatzati ka patur energji elektrike që prej viteve 1930, falë një hidrocentrali të ndërtuar nga banorët në lumin e Kalasës, ndërsa sot banorët e mbetur përballen me ndërprerje të energjisë sa herë ka mot të keq, kjo për shkak të amortizimit të rrjetit të shpërndarjes .
Banorët përballen edhe me mungesën e shërbimit mjeksor, pasi në fshat nuk ka ambulance. Në rast të ndonjë urgjence mjeksore, ata duhet të shkojnë në Sarandë duke paguar ndonjë nga automjetet e pakta që kanë banorët e fshatit.
Problemet nuk kanë mbaruar, që nga rruga, infrastruktura, dritat. Nuk ka as infermierë as doktorë. Lista e premtimeve shkon deri në Sarandë për atë punë, por deri tani, s’është bërë gjë.
Bato Jaho, banor
Aktualisht në Tatzat jetojnë rreth 70 banorë. Problemet nuk kanë të mbaruar, që nga rruga, infrastruktura, energjia elektrike etj. Edhe mirëmbajtjen e rrugës e bëjmë vullnetarisht banorët.
Tatzati ndër shekuj i ka rezistuar zdukjes nga lufta e disa perandorive, djegies në 1914 nga grekët, luftës së ashpër të klasave gjatë komunizmit. Por duket se në demokraci nuk do t`i mbijetojë braktisjes vullnetare për shkak të mungesës së kushteve më elementare për jetesë.