-
Ping-pongu i plehrave të Durrësit, bashkia tenton t'i çojë në Sukth, banorët në protestë: Nuk i lejojmë
Pas protestave të banorëve në Gjirin e Lalzit, për të mos pranuar mbeturinat e Durrësit, duket se nga Bashkia Durrës ka tentativa për t'i çuar ato në fshatin Vadardhë të Sukthit. Kjo ka hasur kundërshtim të banorëve të fshatit, të cilët kanë dalë gjithashtu në protestë për të kundërshtuar depozitimin e mbeturinave në Sukth.
15 Qershor 2020, 18:32 -
PD akuza Ramës për plehrat në Durrës, por e dinte që në 2018 se mbeturinat do vinin në Sharrë
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, se mbushën Durrësin me plehra vetëm që t'i japin inceneratorit të tyre në Tiranë 100 milionë euro shtesë.
11 Qershor 2020, 13:24 -
Mbeturinat 'pushtojnë' Durrësin, Këshilli Bashkiak shpall emergjencën mjedisore
Këshilli bashkiak i Durrësit ka shpallur ditën e sotme emergjencën mjedisore, pas katastrofës ekologjike që është bërë në qytet me mbeturinat, pas mbylljes së vend-depozitimit të mbeturinave në Porto Romano.
11 Qershor 2020, 12:59 -
Mbeturinat e Durrësit do sillen në Tiranë/ Ambientalisti Sazan Guri: Nëse s'do ishte landfilli i Sharrës, do ishim përpara një katastrofe mjedisore
Ambientalisti Sazan Guri e ka vlerësuar në kushtet e një emergjencës një dukuri e mbartur dhe e trashur për 30 vite, si të duhurin dhe më të drejtin, vendimin për dërgimin e mbeturinave të qytetit të Durrësit në Landfillin e Sharrës në Tiranë, pasi është vetëm ky i fundit që ka mundësinë për të përballuar një kapacitet të tillë, pa pasoja në punën e përditshme për kryeqytetin.
11 Qershor 2020, 11:28 -
Fshati i ‘mbytur’ nga plehrat, ku shkojnë taksat? Banorët e Qafrrapës: Infeksion i gjallë, viruset janë sheshit
I paguajnë taksat por nuk mund të marrin shërbimin. E tillë është situata në një fshat të Këlcyrës ku bashkia ka hequr dorë nga pastrimi i mbetjeve të fshatit. Banorët rrezikojnë sëmundjet ngjitëse, ndërsa apeli i tyre është të ndërhyjë pushteti lokal duke larguar mbeturinat.
7 Qershor 2020, 16:46 -
Mbetjet urbane kontaminojnë fshatrat e Vlorës, mungon landfilli për depozitimin e tyre (VIDEO)
Prej vitesh fshatrat e Vlorës po përballen me manaxhimin e mbetjeve urbane pasi nuk kanë një vend për depozitimin e tyre. Banorët e fshatrave detyrohen t'i hedhin vend e pavend mbetjet dhe në shumë raste i djegin ato për të ulur volumin. Ndërtimi i landfillit të Sherishtës pritet që ti jap zgjidhje përfundimtare shqetësimit të banorëve të fshatrave të Vlorës.
2 Janar 2019, 14:07