-
Super grabitje 200 mijë euro në një argjendari në City Park në Tiranë, policia fsheh ngjarjen
Argjendaria “Altınbaş” në City Park ka rënë pre e grabitjes, ndërsa vlera e bizhuterive që janë marrë llogaritet më shumë se 200 mijë euro. Autorët kanë arritur që të neutralizojnë rojet dhe më pas kanë hyrë brenda duke thyer xhamin e derës dhe marrë bizhuteritë. Report Tv ka siguruar pamjet e argjendarisë. Pronarët e argjendarisë janë Abdulla Frakulli dhe Ibrahim Çaushi.
8 Janar 2019, 16:53