-
Atentati në Vlorë/ 6 orë në operacion, i hiqet shpretka, dërgohet në Tiranë anëtari i bandës së Llanajve
Mikel Mehmeti është transportuar në një spital privat në Tiranë për ndërhyrje të specializuar pas atentatit me armë zjarri mbrëmë në Vlorë, ku mori tre plumba. Pas 6 orëve në operacion në spitalin e Vlorës gjendja e 41-vjeçarit sipas mjekëve është e qëndrueshme, por mbetet kritike. Mehmetin e kanë kapur katër plumba, dy në kofshë, një në bark dhe një në brinjë. Policia shoqëroi dhe më pas liroi 3 persona, ende asnjë i arrestuar për atentatin.
15 Janar 2019, 08:34