-
Itali, rihapet cështja “Dicioti”, Salvini rrezikon deri në 15 vite burg: E kam bërë për vendin tim
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i brendshëm italian Mateo Salvini rrezikon nga 3 deri në 15 vite burg nëse shpallet fajtor për cështjen “Dicioti”. Kjo cështje është rihapur nga gjykata e Katanias pas vendimit të marrë nga prokuroria për arkivimin e procesit gjyqësor kundër Salvinit. Duke abuzuar me fuqinë e tij institucionale, ministri Salvini ka mohuar të drejtat njerëzore të 187 emigrantëve të anijes së rojes bregdetare italiane, thuhet në urdhrin e Gjykatës së Katanias.
24 Janar 2019, 21:45