Itali, rihapet cështja “Dicioti”, Salvini rrezikon deri në 15 vite burg: E kam bërë për vendin tim

Gjykata e Katanias ka hedhur poshtë vendimin e marrë pak kohë më parë nga Prokuroria e Italisë për arkivimin e procesit gjyqësor kundër Ministrit të Brendshëm Matteo Salvini dhe për këtë është rihapur çështja e emigrantëve në anijen “Dicioti” në Itali. Salvini rrezikon të vihet nën akuzë për “sekuestrim i rëndë personi ndaj 187 emigrantëve të kombësive të ndryshme” që më datë 20 gusht të 2018 në bordin e anijes “Diciotti” mbërritën në portin e Katanias”. Sipas asaj që thonë prokurorët, Salvini ka shkelur “të drejtat njerëzore të emigrantëve”.

Numri një i Ministrisë së Brendshme të Italisë Mateo Salvini u mbrojt, duke deklaruar se Kushtetuta e Italisë e sanksionon se duhen mbrojtur interesat e atdheut në çdo rast. “Neni 52 i Kushtetutës italiane thotë se mbrojta e atdheut është detyrë e shenjtë e çdo qytetari e aq më shumë kur ai është Ministër” tha ai. Salvini shtoi se nuk ndryshon mendim dhe për sa kohë të jetë në politikë, do të jetë kundër emigracionit të paligjshëm, kundër trafikut njerëzor, kundër mafies dhe çdo gjëje të keqe që rrethon vendin e tij, Italinë.

Ndërkohë një zëdhënës i OJQ, Sea-Uatch, ka bërë të ditur se u është mohuar ankorimi në brigjet detare të Italisë dhe Maltës. Anija gjermane për shpëtimin e emigrantëve ka shkuar drejt brigjeve siciliane për të kërkuar ankorim prej stuhive të detit, por ende nuk ka arritur të zbarkojë 47 emigrantët që ka qenë në bord që nga dita e shtunë.

“Po udhëtojmë drejt Sicilisë lindore, pasi erërat po vijnë nga Sicilia perëndimore”, tha Ruba Neugebauer, zëdhënësi i OJQ. “Shtetet evropiane duhet të turpërohen’’, tha Neugebauer, duke iu referuar ngjarjeve të fundit në Mesdheun qendror. Rreth 400 emigrantë që po përpiqeshin të arrinin në Evropë u kapën dhe u dërguan përsëri në Libi, ku OKB thotë se ata po përballen me abuzime serioze. Përveç kësaj, 117 emigrantë u raportuan të vdekur pas mbytjes së anijes të premten e kaluar. Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini e quajti vendimin e Sea-Watch për t’u zhvendosur nga ujrat malteze në ujërat italiane si “një provokim tjetër”. “Askush nuk do të ankorohet në brigjet italiane”, theksoi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë