-
Zyrtari i PS-së në Vaun e Dejës e denoncoi për kërcënim, reagon djali i kryebashkiakut: Historia u nxit nga fushata (VD)
Zyrtari i PS-së në Vaun e Dejës Agron Ceka pretendon se djali i kryebashkiakut të Vaut të Dejës ka shkuar tek banesa e tij mesditën e djeshme dhe i ka kërkuar që të mos postojë dhe të mos bëjë komente tek faqja e Partisë Socialiste Vau Dejës në Facebook kundër babait të tij që është kryetar bashkie. Ndërkohë që pas denoncimit të zyrtarit të PS-së ka reaguar djali i kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, Edjon Hila. Ai pranon se e ka takuar, zyrtarin e PS-së, por nuk arsyet, ndërsa mohon kërcënimet.
3 Shkurt 2019, 10:54