Zyrtari i PS-së në Vaun e Dejës e denoncoi për kërcënim, reagon djali i kryebashkiakut: Historia u nxit nga fushata (VD)

SHKODËR-Sekretari për mediat dhe çështjet sociale i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës Agron Ceka ka denoncuar se është kërcënuar me jetë nga Edjon Hila, i cili është djali i kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës Zef Hila. Sipas Cekës, djali i kryebashkiakut ka shkuar tek banesa e tij mesditën e djeshme dhe i ka kërkuar që të mos postojë dhe të mos bëjë komente tek faqja e Partisë Socialiste Vau Dejës në Facebook kundër babait të tij që është kryetar bashkie.

Ceka pretendon se Edjon Hila i ka thënë se nëse vijon postimet do të ekzistojmë në këtë botë 'ose unë ose ti'. Këtë kërcënim sekretari i PS-së në Vaun e Dejës për mediat dhe çeshtjet sociale e quan një skandal dhe kërkon që strukturat e policisë të ndërhyjnë për të ndaluar kërcënimet që vijnë nga njerëzit e kryebashkiakut Hila. Ceka u shpreh se për këtë ngjarje do të bëjë kallëzim penal në policinë vendore të Shkodrës.

Agron Ceka dhe  Edjon Hila

"Erdhi te dera e shtëpisë, më ftoi për të pirë një kafe. I kërkova për të më thënë cfarë kishte, se përse erdhi dhe më shqetësoi. Më tha pse ke bërë disa deklarata në Facebook, por i thash se ato nuk cënojë integritetin e familjes së kryetarit të bashkisë Zef Hila, por në lidhje me problematikat në Vaun e Dejës. Pasi kemi shkëmbyer disa fjalë, ai më tha që 'ju duhet ti ndaloni këto deklarata'. Unë i thashë se nuk tërhiqem, pasi misioni im fisnik është për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Ai më tha se nëse nuk ndaloj komentet atëherë 'ose unë ose ai do të ekzistojmë në këtë botë'. Do të bëj kallëzim për këtë ngjarje, pasi ndihem i kërcënuar. Nuk kam asnjë problem personal me zotin Zef Hila, por për shkak të bindjeve, por deri në vdekje askush nuk do të më mbyllë gojën" deklaroi Agron Ceka. 

Ndërkohë që pas denoncimit të zyrtarit të PS-së ka reaguar djali i kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, Edjon Hila. Ai pranon se e ka takuar, zyrtarin e PS-së, por nuk tregon arsyet, ndërsa mohon kërcënimet. Sipas tij historia është e nxitur për shkak të fushatës zgjedhore që po afron. "Sqaroj opinionin publik, mediat, miqte qe me kane telefonuar qe ne oret e para te kesaj te diele, se nuk kam asnje lidhje me deklaraten e bere publike nga Agron Ceka. Ne lidhje me rastin qe pretendon Agroni kam bere deklarimin tim ne Komisariatin e Policise Vau Dejes, ku eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe, dhe nuk ka pasur asnje lloj kercenimi.

Sa i takon takimit tone nje dite me pare, po ju sqaroj ne detaje: "E kam telefonuar duke i kerkuar nje takim, me tha qe ishte ne shtepi ne fshatin Kosmaç. I kerkova te pinim nje kafe por e refuzoi per shkak te keqinterpretimit qe mund te krijohet ngaqe eshte Drejtor i Shkolles Pyjore ne Shkoder. E mirekuptova dhe u takuam pak metra para baneses se tij.  E njoh personalisht, dhe jam i habitur per kete deklarate. Megjithate duket qarte se kjo deklarate e nxituar eshte per shkak te afrimit te fushates elektorale.

Theksoj se me Agronin, nuk kam pasur asnjehere asnje keqkuptim, debat ose ndonje konflikt. Duke pasur parasysh figuren e tij prej nje mesuesi qe jep kontributin e tij cdo dite ne edukimin e brezit te ri ngela i shokuar nga keqperdorimi i tij pasi sic me kane informuar mbreme ka bere nje kallezim ndaj meje, ku po te hapen kamerat ne Komisariatin e Policise Vau-Dejes, shihet qarte qe nuk eshte vendim i tij personal por i partise qe ai perfaqeson pasi brenda ne komisariat e shoqeronte edhe Kryetari i PS Vau-Dejes. Ftoj Prokurorine qe te hetoje ne lidhje me kete rast pa u ndikuar politikisht, nderkohe qe per Agronin kam nje keshille miqesore, mos bie pre e politikes per interesa te ngushta meskine" deklaron Edjon Hila. Ndërkohë që pas marrjes së dëshmive, prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet për rastin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 03/02/2019 22:32

    Un Z. Hila e njof personalisht ne disa takime qe kan pasur jasht shqiprie dhe kam qen perkthys ne disa raste per ate dhe per disa koleg te tjer te tij. Ama nga shum njerez qe kam njohur dhe do njoh Zefi eshte nje njeri shembullor dhe kam respekt jasht mase per te. Nuk e niof as djalin e as njeri tjeter nga familja e tij. Tani politika eshte pak e shkerdhyme po dhe ky qe foli kur fliste shikonte posht qe me ben te dyshoj qe genjente pak. Kam pasion gjithashtu gjuhem trupore se njeriu tregon shum gjera neprmjet saj. O dhe me bindje jam i majt.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 03/02/2019 18:53

    Ky djali I kryetarit asht një parazit kujton se bashkia asht pron e babës tij . Se edhe un prej andej jam të vij e të më kërcenoj mu se ja shkërdhej bab e nan ku I ka e ku si ka ja shkuli llamt e shndosht më dan që presim tel

    Përgjigju
  • rrok: 03/02/2019 11:23

    po kush eshte ky trim qe i del zot babait te tij per pune publike.si ka mubdwsi qe u ba dhe sandri i tetos.mos kujton ky qe bashkia eshte ne pronesi te babait te tij qe te gjitha prwmtimet qe ka bere ne fushaten e kaluar kane mbetur te shkruara vetwm ne leter.po i them dhe une ketij trimi se kryetari i bashkise vauidejes eshte nje mashtrues dhe asfja ma teper.

    Përgjigju
  • Loran shhehu: 03/02/2019 11:12

    Ti o krytari i ps dukesh qe ne surrat qe je byth qirrr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë