-
Kongresmenët amerikanë të shqetësuar për protestat në Shqipëri, Balla: I përkasin lëvizjes Antifa, dhuna të dënohet pa ekuivok
Kongresmenët Joe Wildson dhe Robert Aderholt shpreheshin se e kanë ndjekur me shqetësim “përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s", duke kërkuar që qeveria të përmbahej nga dhuna, por Taulant Balla u thotë se para gjithçkaje tjetër, dhuna duhet dënuar.
18 Tetor, 12:13 -
Tirana mirëpret 'Mëngjesin e Lutjeve të Europës Juglindore': Ballkani të mos mbetet peng i historisë
Gjatë aktivitetit, i cili u drejtua nga Arben Malaj dhe Fatmir Mediu, u nënvizua se popujt e Europës Juglindore e njohin mirë çmimin e humbjes së lirisë, pasi kanë kaluar përmes ndarjeve, konflikteve dhe pasigurisë. Mesazhi kryesor i aktivitetit ishte se besimi i jep njeriut forcën për të përballuar sfidat, ndërsa liria i jep dinjitetin për të jetuar.
29 Maj, 08:56 -
Erisa Xhixho takon kongresmenin amerikan Robert Aderholt: Partneriteti strategjik me SHBA-të është kyç
Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Xhixho ngriti shqetësime për ndikimin e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës në vend, duke theksuar rëndësinë e rolit të SHBA-ve në mbështetje të luftës ndaj tyre.
5 Shkurt, 19:02 -
Mbështetja për opozitën iraniane/ Kongresmeni Amerikan falenderon qeverinë shqiptare
“Unë e di që Shqipëria ka qenë një mik i madh për ata që duan të shohin një Iran të ri”. Kështu deklaroi Kongresmeni Amerikan Robert Aderholt gjatë një takimi në mbështetje të së drejtës së popullit të Iranit për një republikë demokratike, nga shumica absolute e Dhomës së Përfaqësuesve.
9 Mars 2023, 19:03 -