-
SHBA: Refuzuam vizat për 170 zyrtarë dhe ish-zyrtarë shqiptarë të korruptuar dhe familjet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë sqaron për Shqiptarja.com se gjatë vitit 2017, iu është ndaluar hyrja në SHBA 170 zyrtarëve të lartë shqiptarë dhe familjeve të tyre, pas informacioneve për përfshirje në raste korrupsioni. Selia diplomatike i tha Shqiptarja.com se i merr seriozisht të gjitha dyshimet për afera korruptive, por sqaron se nuk ka refuzuar të gjithë zyrtarët që kanë riaplikuar për vizë amerikane.
7 Shkurt 2019, 15:58