Ambasada Amerikane në Tiranë ka refuzuar vizat për 170 zyrtarë dhe ish- zyrtarë të shtetit shqiptar të lidhur me korrupsionin. Kjo shifër, sipas sqarimit të zyrës së shtypit të selisë diplomatike për Report TV u takon dy viteve të fundit. Në një përgjigje me shkrim, zyra e shtypit pranë kësaj ambasade, u shpreh se për zyrtarët publikë ka kontrolle shtesë në rastet kur ka pretendime për korrupsion të tyre. Megjithatë, ambasada e SHBA mohon pretendimet në media se iu ka refuzuar vizat të gjithë zyrtarëve publikë dhe iu ka kërkuar të riaplikojnë. Ambasada konfirmon se numri i zyrtarëve që iu është ndaluar hyrja në SHBA gjatë 2017-ës ka qenë 170 pas informacioneve si të përfshirë në afera korruptive. Ndalimi i hyrjes në SHBA vlen edhe për familjarët e tyre.
"Ambasada e SHBA mohon pretendimet se ka revokuar vizat e të gjithë zyrtarëve publikë dhe se iu ka kërkuar të riaplikojnë. Këto raportime janë të rreme. Megjithatë, Ambasada e SHBA vazhdon të ushtrojë autoritetin e vet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se një individ mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara, dhe do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet antikorrupsion në Shqipëri. Ambasada e SHBA i merr shumë seriozisht pretendimet për korrupsion dhe do të vazhdojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publikë me kontroll shtesë.
Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar 2017, Ambasada e SHBA iu ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve dhe familjarëve të tyre. Pozicioni i Ambasadës së SHBA kundër korrupsionit dhe synimi i saj për t’iu mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshuar", thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane në Tiranë për Shqiptarja.com.
Duke sjellë në vëmendje disa nga rastet e bujshme në Shqipëri të revokimit të vizave amerikane, si deputeti Tom Doshi apo ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ambasada amerikane numëron 170 raste të mohimit të vizave për zyrtarët dhe familjarët e tyre.
Në janar 2017, ambasada e Shteteve të Bashkuara revokoi vizat joemigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë, pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza.
Andis Harasani personi më i pakorruptuar jeton në Amerikë...
PërgjigjuBerish bajga perfundimisht ne Listen e Zeze te USA Ju shofte fara
Përgjigju