-
Përplasje për shtatoren e Skënderbeut në Lezhë, specialisti i trashëgimisë: Ka mbetur në magazinë, peng i Ministrisë së Kulturës
Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, Bashkia e Lezhës bëri një konkurs për një statujë monumentale për figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Pas shpalljes së fituesit, vendi ku do të vendosej vepra ishte në sheshin “Gjergj Kastërioti”, vendim që nuk është mirëpritur nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, sepse aty është zona A e parkut Arkeologjik të Lezhës. Ndërsa, specialisti i trashëgimisë në Lezhë, shprehet kundër propozimit të një vendi tjetër për shtatoren.Derisa të ketë një zgjidhje përfundimtare, shtatorja do të vazhdojë, të qëndrojë peng në magazinë.
1 Prill 2019, 17:43