Përplasje për shtatoren e Skënderbeut në Lezhë, specialisti i trashëgimisë: Ka mbetur në magazinë, peng i Ministrisë së Kulturës

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, do t’i shtohej edhe një tjetër statujë monumentale, për 550-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Para tri muajsh kjo iniciativë e Bashkisë së Lezhës u konkretizua edhe me një konkurs (dhjetor, 2018), të cilin e fitoi skulptori Ardian Pepa. Ai punoi intensivisht për këtë projekt, sepse në datë 2 mars të këtij viti në kuadër të 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, statuja monumentale të vendosej në sheshin kryesor të qytetit, “Gjergj Kastëriot Skënderbeu”. Por, vetëm një dita para inaugurimit të veprës, që realizohej me mbështetjen e donatorëve dhe të bashkisë së këtij qyteti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shemb dy shkallët e para, mbi të cilat do të vendosej bazamenti.

“Në fakt, është menduar shumë gjatë për konkurisn. Por, erdhi momenti, që u bë edhe unë fitova (dhjetor 2018). Ndërsa, pjesa e realizimit ka qenë në një kohë shumë të shkurtër, deri në datë 2 mars. Ka qenë një punë shumë impenjative. Duhet që të bëhej ndryshe, ngasa është bërë deri tani. Erdhi momenti i montimit. Në momentin që ne kishim çdo gjë gati, mësuam se nisi të prishej bazamenti. Kjo punë na ra si bombë, sepse artisti kur mbaron veprën dëshiron, që ta shikojë në shesh”, shprehet skulptori i veprës Ardian Pepa.

Ndërsa, reagimi i parë i ministrisë së Kulturës do të ishte në datë 19 shkurt. Në të do të shkruhej se:“Më datë 19.02.2019 Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër konstatoi kryerjen e punimeve pa leje nga ana e Bashkisë Lezhë në sheshin “Gjergj Kastrioti” dhe mori masat për pezullimin e çdo punimi deri në marrjen e miratimit pranë instancave përkatëse”. 

“Kërkesën e parë ne ua kemi dërguar me vonesë, pas kësaj u prish bazamenti dhe u kemi dërguar dosjen e plotë. Në datën 12 mars ishte takimi i parë me Këshillin Kombëtar të Restaurimeve, mbledhje e posaçme për vendin se ku do të vendosej shtatorja. Gjatë takimit, pjesa tjetër (MK) ishte që ta vendosnim në hyrje të qytetit të Lezhës. Domethënë Gjergj Kastriot Skënderbeun ta vendosim në periferi të qytetit. Gjatë këtij takimi debatuam, se kjo ide është një turp. Ramë dakord, që të vendosej diku në qendër të qytetit, në sheshin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, por kurrsesi ata nuk pranuan në zonën që kërkojmë ne, në zonën A. Gjatë këtij takimi të parë nuk u vendos asgjë, mbledhja u shty për të nesërmen, se nuk ishte as ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Të nesërmen u shty sërisht, ndërsa takimi i dytë u bë në datë 19 mars. Ishte e pranishme edhe vet ministrja, e cila mbajti një qëndrim të mirë në raport me drejtuesit e tjerë, në mbledhjen e parë. Por as aty nuk u vendos asgjë”, thotë specialisti i Trashëgimisë në Bashkinë e Lezhës, Paulin Zefi.

Vendim ky që do të pasohej edhe nga një tjetër, i Këshillit Kombëtar të restaurimeve, ku do të kërkohej një propozim tjetër për vendosjen e shtatores.

“Ata presin nga ne një plan B. Në pjesën lindore, është bashkia Lezhë, fare e papërshtatshme për shtatoren. Në pjesën Jugore është lulishtja edhe pallati i stilit socialist. Në pjesën perëndimore janë dy statuja ekzistuese. Në pjesën Jugperëndimore ndodhet pallati i Kulturës, i stilit të realizimit socialist. Është fare e pakuptimtë edhe e papërshtatshme, që të vendosim shtatoren këtu. Sipas tyre, propozimi është brenda zonës A. Të treja propozimet e tyre janë brenda zonës A, njësoj sikundër është edhe kërkesa jonë. Ndërsa, justifikimi i dytë, që është edhe më qesharak, është se shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut me një lartësi 5 metra dhe 62 cm mbulon katedralen mesjetare të Shën Nikollit edhe përmendoren, vendvarrimin e Gjergj Kastriot Skënderbeut”, tregon më tej Zefi.

Një neglizhim i tillë nga Bashkia, bën që ende edhe sot statuja e Skënderbeut të qëndrojë e mbyllur në studion e skulptorit Ardian Pepa, i cili mendon se: “Edhe plani B edhe plani D po të jetë e mundur, por kur nisi të bëhej bazamenti për shtatoren nuk është gërmuar. Ndërsa, për dy statujat e tjera nuk është se është gërmuar. Sa i përket vendit ai që është propozuar nga Bashkia është vendi më ideal, se konverton edhe drita në pozicion të mirë. Vepra është punuar për atë pozicion”.

Por artisti, i cili nuk ka dëshirë që puna e tij të përfshihet me politikën, mendon se kjo çështje mund të jetë duke u zvarritur edhe pikërisht prej saj.

“Siç jemi mësuar edhe në Shqipëri, duke parë se kryetari i Bashkisë është e PD, qeveria e PD-së mund të jenë edhe këto që ndikojnë. Por e rëndësishme është që në fillim të ishte bërë me rregulla kjo. Ne nuk duhet që të bazohemi tek politika, por tek figura e Skënderbeut. S’duhet që të bëhet lojë e politikës. Realizimi i figurës së tij ka qenë shumë e vështirë, por duke u bazuar në shprehjet edhe materialet që ekzistojnë për të, unë kam realizuar”, shton skulptori i veprës.

Specialisti i trashëgimisë në bashki, Paulin Zefi shprehet, se nuk do të ketë negociata për ndryshimin e vendit.

“Kjo është krejt e pakuptimtë. Ne as nuk kemi dërguar plan B, edhe as nuk kemi ndërmend që të dërgojmë plan B. Le të qëndrojë në magazinë, mbetet peng i Ministrisë së Kulturës, derisa të marrë vendimin që i takon. Ne nuk kemi kërkuar që ta vendosim diku, as sugjerime, se kjo iniciative s’ka qenë imja edhe e kryetarit të bashkisë, por kemi marrë mendimin e kritikave të artit edhe të konkurrentëve që morën pjesë në garë”, përfundon Zefi.

Artisti për punën e bërë për statujën monumentale është vlerësuar me 7 milionë lekë. Një pjesë e të cilave, është dhënë nga donatorë. Sa u përket përmasave të statujës, lartësia është 5 metra edhe 62 cm, ndërsa pesha e shtatores në bronz  është 1 ton, bazamenti 12 tonë. Në total rreth 13 tonë. Projekti për vendosjen e statujës ishte, që  të qëndronte në ajër pa u gërmuar.

Edhe përse vendimi i Agjencisë së Shërbimit të Arkeologjisë do të përcaktojë, se çfarë mund të bëhet përfundimisht me statujën e heroit tonë kombëtar, ligji për “Trashëgiminë Kulturore edhe Muzetë” në nenin 38, pika 2, përcakton se: KKTKM-ja (Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka kompetencë; ë) Të miratojë, të vlerësojë në parim planet e përgjithshme dhe të detajuara vendore, në rastet e përfshirjes në këto plane të zonave të mbrojtura të trashëgimisë kulturore. dhe neni 72, pika 1, se:  “Projektimi, zbatimi, mbikëqyrja dhe kolaudimi i ndërhyrjeve ruajtëse e mbrojtëse të pasurive kulturore materiale kryhet nga subjektet e licencuara për këtë qëllim ose institucionet shtetërore të specializuara dhe të ngarkuara me ligj për mbrojtjen, ruajtjen dhe studimin e pasurive të trashëgimisë kulturore”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veni vidi vinci: 02/04/2019 07:50

    Sbenderbeu meriton Emrin e nje Sheshi apo rruge ne cdo Qytet Shqiptar ,brenda e jashte kufijeve,nje"soi si Garibaldi ne Itali!p.s.shtatorja ka dale sh.w bukur,perGezime!

    Përgjigju
  • Gjon: 01/04/2019 17:49

    Pa luajtur me ndjenjat per te Madhin Skendrbeg,ne cdo Shtet ka rregulla dhe zbatohet hierarkia...!..pa demagogji

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja