-
Zgjedhjet parlamentare, drejt kutive në 4 ose 11 maj 2025! KQZ dhe OSBE nisin edukimin e të rinjve për të votuar! Zgjidhen 8 anëtarë të Kolegjit Zgjedhor
Brenda pak javësh, Presidenti i Republikës do të dekretojë datën e zgjedhjeve parlamentare. Sipas qeverisë kjo datë do të jetë në maj, ndërsa KQZ dhe OSBE kanë nisur punën për nxitjen e të rinjve për të votuar. Në KLGJ u zgjodhën edhe 8 gjyqtarët që do të shërbejnë në Kolegjin Zgjedhor
16 Shtator 2024, 17:14 -
Zgjedhjet në Himarë/ Kolegji Zgjedhor rrëzon koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, i hapet rruga betimit të Vangjel Tavos si kryebashkiak
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e koalicionit Bashkë Fitojmë, të cilët kërkonin pavlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë më 4 gusht. Kolegji Zgjedhor unanimisht ka lënë në fuqi vendimin e KAS, i cili vlerësoi se rezultati i zgjedhjeve është i pakontestueshëm.
9 Shtator 2024, 17:28 -
Kolegji Zgjedhor lë në fuqi gjobën 93 000 lekë ndaj kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako
Kolegji Zgjedhor vendosi sot me shumicë votash të pushojë çështjen e ankimimit të kryetares së bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, duke lënë në fuqi gjobën prej 93 000 lekësh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kishte vendosur asaj.
6 Mars 2024, 11:09 -
Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e 'BF' për bashkinë e Kuçovës! Lefter Maliqi: Vendim politik, fitoi krimi e korrupsioni
Me përfundimin e procesit të rinumërimit nga Kolegji Zgjedhor, të 18 kutive, për bashkinë Kuçovë, rezultati nuk ka ndryshuar dhe PS mbetet forcë. Kolegji Zgjedhor dha vendimin që të rrëzojë ankimimin e 'BF' për këtë bashki ku kërkonin të shpallej rezultati i pavlefshëm.
30 Qershor 2023, 10:27 -
Kolegji Zgjedhor vendos rinumërimin e 18 kutive për bashkinë e Kuçovës! Maliqi dhe 'BF' kërkojnë shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve
Kolegji Zgjedhor shqyrtoi sot padinë e Lefter Maliqit dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për zgjedhjet në Bashkinë Kuçovë. Kolegji Zgjedhor mori vendimin për hapjen e 18 kutive për bashkinë e Kuçovës.
23 Qershor 2023, 10:27 -
Kolegji Zgjedhor rrëzon Berishën dhe Metën, s’ka ripërsëritje zgjedhjesh në Elbasan! Ankimin e BF dhe Maliqit për Kuçovën i bashkon në një
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sërish Koalicionin Berisha-Meta, të cilët kërkonin ripërsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Elbasanit dhe ato të Kuçovës. Pas shqyrtimit të kërkesës padive, ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor ka vendosur rrëzimin e tyre, duke lënë në fuqi rezultatin e dalë më 14 maj.
20 Qershor 2023, 16:32 -
U gjobitën nga KAS me nga 100 mijë lekë për shkelje të Kodit, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi dënimet për kryebashkiakët Llatja dhe Subashi! Çon në ‘Administrative’ Majlinda Bufin
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në një vendim të marrë vetëm pak ditë para zgjedhjeve ka gjobitur 15 kryebashkiakëve aktualë të bashkive të cilët kanë kryer shkelje administrative duke përdorur faqen e facebook-ut zyrtar të institucionit për fushatën e tyre elektorale në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.
24 Maj 2023, 17:58 -
Kolegji Zgjedhor merr vendimin, anëtari i katërt i grupit të numërimit të votave për 14 majin do të ndahet mes PDIU dhe Partisë së Lirisë
Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë së Lirisë për caktimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet e 14 majit. Pas këtij vendimi, anëtari i katërt i numërimit të votave të Partisë së Lirisë do të ndahet me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.
12 Maj 2023, 13:11 -
KAS vendosi që anëtari i 4 i grupeve të numërimit të ndahet me PDIU-në, Partia e Lirisë ankimon vendimin
Partia e Lirisë ka ankimuar vendimin e KAS, i cili ditën e djeshme i la në fuqi vendimin e Ilirjan Celibashit për ndarjen e anëtarit të katërt të numërimit mes PDIU-së dhe Partisë së Lirisë
11 Maj 2023, 16:11 -
Koalicioni Meta-Berisha pa numërues votash në gjysmën e tavolinave të KZAZ, Partia e Lirisë në Kolegj Zgjedhor: Të mos e ndajmë anëtarin e 4-të me PDIU
Koalicioni Berisha-Meta ka mbetur pa numërues votash në gjysmën e KZAZ-ve të vendit. Pasi KAS rrëzoi kërkesën e tyre për të mos e ndarë anëtarin e katërt me PDIU-në, Partia e Lirisë i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor.
8 Maj 2023, 10:33 -
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për çregjistrimin e tij, Qerim Ismailaj zyrtarisht në garë për kreun e bashkisë Mallakastër
Kolegji Zgjedhor ka konfirmuar Qerim Ismailajn si kandidat të PS-së për bashkinë e Mallakastrës. PD ankimoi vendimin e marrë nga KAS në 19 prill, ku emri i Ismailajt u la në fletën e votimit. Ndërsa me vendimin e ditës së sotme, Kolegji Zgjedhor cakton përfundimisht se emri i Ismailajt do jetë në fletën e votimit për garën e zgjedhjeve lokale të 14 majit.
24 Prill 2023, 19:25 -
Emri i Berishës nuk u vendos në fletën e votimit, Meta: Lojë e Edi Ramës nga paniku i humbjes! S’do ketë ndikim tek votuesi
Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta, ka komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor i cili la në fuqi vendimin e KAS për të mos vënë në fletën e votimit emrin e Sali Berishës, por atë të Metës. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kjo është një lojë e Edi Ramës, të cilin sipas tij e ka zënë paniku i humbjes.
24 Prill 2023, 11:23 -
Kolegji Zgjedhor vendos, emri i Sali Berishës s’do të jetë në fletën e votimit, por ai i Metës! Edhe logo e PD do jetë në fletë, koalicioni opozitar s’e donte
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar përfundimisht Koalicionin Berisha-Meta duke vendosur që në fletën e votimit për kandidatë për Këshilla Bashkiakë të vendoset emri Metës si drejtues i koalicionit dhe jo ai i Berishës. Po ashtu, Kolegji Zgjedhor vendosi që logot e partive të vihen krahas fletës së votimit për kryetarë bashkie, që do të thotë në fletën e votimit do të jetë edhe logoja e PD.
21 Prill 2023, 10:20 -
KQZ kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Ankimet e partive shqyrtojini jo më vonë se 24 orë! Të mos krijojmë vonesa në printimin e fletëve të votimit
KQZ i ka bërë kërkesë Kolegjit Zgjedhor që ankimet e partive t'i shqyrtojnë jo më vonë se 24 orë. Në letrën e dërguar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thuhet se qëllimi i shqyrtimit me shpejtësi është që të shmangen vonesat në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit për zgjedhjet e 14 majit.
20 Prill 2023, 13:46