-
Kapet gomonia me 1.5 ton drogë në brigjet italiane, dyshohet se vinte nga Shqipëria, në pranga dy trafikantët
Gomonia rreth 15 m e gjatë dhe me dy motorë, ra në sytë e agjentëve pasi këta të fundit po patrullonin detin mes Brindisit dhe Barit, më konkretisht në koordinatat që njihen si rrugë detare nga ku trafikohet drogë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit dhe më pas zbarkohet në brigjet e Puljas.
1 Dhjetor 2018, 09:43 -
'Boca'/ Goditet organizata e trafikut të drogës në Itali, 'truri' i saj dyshohen tre shqiptarë
Operacioni i koduar “Boca” ka arrestuar më datë 22 nëntor 56 persona, pjesë të një rrjetit të trafikut të kokainës. Pjesë e tre grupeve kriminale, mediat italiane shkruajnë më tutje se truri i tyre janë 3 shqiptarë. Ende nuk dihet nëse ata janë në mesin e të arrestuarve, por ajo që dyshohet është se të ardhurat që prodhoheshin nga shitja e drogës investoheshin në Shqipëri. Bashkëpunimi i policisë italiane me atë shqiptare, belge, greke e gjermane ka zbardhur edhe rrugën e trafikut që ndiqte kjo organizatë kriminale.
24 Nëntor 2018, 14:56 -
'Sky News' publikon dëshmitë e shqiptareve të përdorura si prostituta në Britani: Viktimat e trafikimit u rritën me 35%
Gazetarët e 'Sky News' janë ndaluar në një qendër rehabilitmi në Vlorës, ku aktualisht strehohen 15 gra viktima të trafikut të kthyer së fundmi nga Anglia. Të rrahura barbarisht nga trafikantët gjatë kohës kur ishin shtatzënë, të përdhunuara dhe të diskriminuara. Është kjo një pjesë e historisë tyre.
18 Nëntor 2018, 19:48 -
Mbi 800 persona të kërkuar tentuan të kalojnë në Kosovë/ Komandanti i Pikës së Vërmicës: Janë rritur rastet e trafikut
Mbi 800 persona të shpallur në kërkim apo që kanë kryer krime janë ndaluar gjatë një viti në pikën Kufitare të Vërmicës, duke kaluar për në Kosovë. Sipas Komandantit të Pikës Kufitare, vitin e fundit bie në sy që ka një rritje të tentatives së trafikut të drogës drejt Kosovës.
18 Nëntor 2018, 10:23 -
Trafiku i drogës, Endrit Braimllari 10 pyetje për Ramën: Shqipëria në moment kritik
Braimllari i ka drejtuar kryeministrit Rama 10 pyetje në lidhje me trafikun e drogës. Ai deklaroi se ‘Shqipëria në moment kritik. Kryeministri po bën gjithçka për të mbështetur krimin e organizuar’.
12 Nëntor 2018, 23:03 -
Trafikonin heroinë me kamionë, Krimet e Rënda japin dënimet për grupin e biznesmenit Jurgen Molla
Gjykata e Krimeve të Rënda, ka dënuar sot grupin e heroinës që drejtohej nga biznesmeni Jurgen Molla. Për anëtarët e këtij grupi, gjykata pranoi gjykim të shkurtuar duke ulur 1/3 e dënimit.
31 Tetor 2018, 15:19 -
Trafik heroine, goditen të fortët e Shijakut, arrestohet koka Astrit Avdyli me vëllezërit
Policia e Shtetit ka goditur familjen kriminale Avdyli në Shijak duke arrestuar tre vëllezërit, kushëririn e parë të tyre dhe mbi 20 anëtarë të bandës që akuzohet për trafik heroinë në Shqipëri dhe në Gjermani, ndërsa numëron dhjetëra biznese, mes tyre hoteli luksoz në Durrës ‘Germany’.
21 Tetor 2018, 19:51 -
Arrestohet në Elbasan ‘kapoja’ i kërkuar për trafik droge në Itali, kush është Kastriot Kila, jeta luksoze me shampanjë dhe Ferrari (Foto)
Shqiptarja.com ka mësuar se Kila është pronar i një jahti luksoz, një makine Ferrari dhe mjeteve të tjera të luksit. Pritet që Kastriot Kila, të ekstradohet në Itali, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
18 Tetor 2018, 15:04 -
Ekskluzive/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Tahirin, shkak letërporositë nga Italia dhe Mali i Zi
Krimet e Rënda kërkojnë edhe tre muaj kohë për hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Kur kishin mbetur edhe dy ditë nga skadimi i afatit më 17 tetor 2018, hetuesit kanë vendosur që kjo dosje të mbetet e hapur deri më 17 janar 2019 me arsyetimin se po kryejnë verifikime pasurie dhe janë në pritje të letërporosive nga Italia dhe Mali i Zi.
15 Tetor 2018, 11:04 -
Dosja 'Habilaj', Prokuroria përfundon hetimet për Tahirin, fati i ish-ministrit vendoset nesër
ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për bashkëpunim në trafikun e drogës drejt Italisë, me bandën e Moisi Habilajt, i arrestuar një vit më parë pasi u kap me një ngarkesë të konsiderueshme në brigjet e fqinjëve.
14 Tetor 2018, 19:16 -
Arrestohen 5 shqiptarë në Francë, kapet drogë me vlerë 6.5 mln euro
5 shqiptarë janë arrestuar në Francë, si edhe janë sekuestruar 230 kilogramë droge e përzierë, me një vlerë në treg që shkon 6.5 milionë euro. Janë sekuestruar 3 makina, si dhe 4 mijë euro, ndërsa policia sqaron se grupi ka trafikuar drogë në Francë
8 Tetor 2018, 18:17 -
Pjesë e grupit që trafikonte drogë në Greqi, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda (Emri)
31-vjeçari nga fshati Metoq i Sarandës rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal prej 16 të arrestuarish të goditur nga policia e Sarandës në muajin shkurt 2018, të cilët kryenin trafik droge drejt Greqisë.
6 Tetor 2018, 10:08 -
Policia i gjeti 45 kg kanabis në tokën e tij, arrestohet pas 5 muajsh 24-vjeçari nga Vlora (EMRI)
Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim. Në prangat e policisë ka rënë Fjodor Islamaj, 21 vjeç, banues në lagjen "24 Maji" Vlorë.
5 Tetor 2018, 13:38 -
Sekuestrimi i 31 pronave me vlerë miliona euro, Krimi Ekonomik bllokon karburantin e Habilajve në Vlorë (VIDEO)
Sekuestrohet në Vlorë karburanti në pronësi të Artan Habilajt, vëllai i Moisi Habilajt, i arrestuar në Itali për trafik droge. Pak ditë më parë Prokuroria vuri sekuestro mbi 31 pasuri me vlerë miliona euro të Habilajve.
3 Tetor 2018, 11:06 -
U kapën me 125 kg kanabis në Greqi kreu i FRPD Sarandë: Papunësia po i shtyn të rinjtë drejt krimit, gjendja alarmante
Arrestimi i shtatë të rijve nga Sarandë në Igumenicë një ditë më parë pasi u kapën duke transportuar 125 kg kanabis, ka sjellë reagimin e kreut të FRPD në Sarandë, Jolio Dine. Ai thotë se vendi po kalon një situatë të rëndë sociale.
30 Shtator 2018, 20:37 -
Operacion antidrogë në ishullin Zakynthos, në pranga 22 persona, mes tyre shqiptarë
Operacioni është zhvilluar në ishullin Zakynthos. Në këtë aksion janë arrestuar 22 persona, mes tyre edhe disa shqiptarë. Të arrestuarit akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik droge.
22 Shtator 2018, 17:37